“Broja, largohet nga Chelsea”, Fabrizio Romano zbulon të ardhmen e sulmuesit shqiptar

7 Maj 2024, 17:08Sport TEMA
“Broja, largohet nga Chelsea”, Fabrizio Romano zbulon të

Armando Broja, po kalon vështirësi të mëdha këtë sezon te Fulhami, aty ku luan i huazuar nga Chelsea.


Në verë, sulmuesi do të rikthehet te Chelsea, por edhe aty nuk do të qëndrojë gjatë. Eksperiti i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar, se Broja do të ndryshojë ekip në merkaton e verës, ndërsa shtoi se e duan disa klube.


“Chelsea dhe Broja po planifikojnë të ndahen këtë verë. Transferimi do të ndodh sapo të kthehet nga huazimi i Fulhamit.

Sulmuesi është në listën e disa klubeve në Europë dhe Premier League, që e shohin si objektivin e tyre kryesor”, shkruan Romano.

Lini një Përgjigje