Cantona: Cristiano Ronaldo ende nuk e kupton se nuk është më 25 vjeç

16 Janar 2023, 14:07Sport TEMA

Cantona: Cristiano Ronaldo ende nuk e kupton se nuk është më 25

Cristiano Ronaldo është larguar nga Manchester United pas një periudhe të vështirë dhe është transferuar në Arabinë Saudite për të nënshkruar me Al Nassr.

Eric Cantona, i cili doli në pension pak para se të mbushte 31 vjeç, beson se Ronaldo është një lloj futbollisti shumë i ndryshëm për të, pasi portugezi nuk është i gatshëm të pranojë që po humbet aftësitë e tij me moshën.

“Ai u kthye këtu dhe Manchester United nuk ishte Manchester United, dhe ndonjëherë ai nuk e kupton se gjërat ndryshuan. Mendoj se keni lloje lojtarësh në fund të karrierës së tyre. Unë vendosa të tërhiqem i ri, kjo është tjetër gjë. Ai po dëshiron të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Ju keni dy lloje lojtarësh. Keni atë që dëshiron të luajë çdo ndeshje, sepse ende mendojnë se janë 25 vjeç dhe ata që e kuptojnë që nuk janë më në atë moshë, por që mundohen të ndihmojnë të rinjtë. Ata e dinë se nuk do të luajnë çdo ndeshje, e dinë se do të luajnë disa prej tyre, por pjesa e tyre duhet të ndihmojnë të rinjtë, siç bën Zlatan Ibrahimoviç te Milan, apo dikur Giggs dhe Maldini.

Unë mendoj se Ronaldo ende nuk e kupton që nuk është më 25 vjeç. Ai është thjesht më i vjetër dhe duhet ta kishte kuptuar se në vend që të dojë të luajë çdo ndeshje, duhet të mendojë që nuk është më 25 vjeç dhe të ndihmojë lojtarët e rinj.

2 Komente

  1. C
    Cantona kerkon shok me Lujt Domino ej

    Sinqeeishte s'e kuptoj kte sulm te orkestruar nga Anglezet ndaj Ronaldos . Se sa do luaj ,ate e vendos vet ai dhe jo pensionistet

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te hyfte.

      Kupto thelbin o koqe i plasi trapi me sulmu Pordhen.Ka marre fund derisa nuk e pranon asnje ne ekip dhe shkon tek ata qe rrine gjithe diten bythperpjete.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje