
Chelsea ka mundur 2-1 Salzburg-un në javën e pestë të fazës me grupe të Champions League dhe ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të kompeticionit nga Grupi E.
Ka qenë Mato Kovacic që ka zhbllokuar ndeshjen e luajtur në Austri në minutën e 23-të me një godtije të bukur që ka lënë në vend portierin kundërshtar.
Kundërpërgjigjja e vendasve ka ardhur në pjesën e dytë me Adamu që ka barazuar rezultatin duke finalizuar në mënyrën e duhur një kundërsulm të shpejtë të Salzburg në minutën e 49-të.
Goli i fitores për skuadrën e Potter ka ardhur në minutën e 64-t dhe është realizuar nga Havertz, i cili ka shënuar me një goditje perfekte nga jashtë zonës së rreptësisë. Në minutën e 75-të është futur në fushë edhe Armando Broja në vend të Aubameyang.
Chelsea kryeson grupin me 10 pikë, katër më shumë se Salzburg, me këta të fundit që mund të parakalohen nga Milan-i ose Dinamo e Zagrebit, dy skuadrat e tjera të grupit që do të përballen në orën 21:00.
Fitore e rëndësishme edhe për Sevilla-n. Skuadra e Sampaoli-t, në fakt, ka mundur 3-0 Copenhagen në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Grupit G dhe ka shkuar në pesë pikë.
Lini një Përgjigje