Si do të luajë Kombëtarja ndaj Arabisë Saudite? Reja mes kastës së vjetër dhe lojtarëve të Superligës

25 Tetor 2022, 12:47Sport TEMA

Si do të luajë Kombëtarja ndaj Arabisë Saudite? Reja mes

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Abu dabi dhe ka zhvilluar të martën edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Arabinë Saudite, që do të luhet të mërukrën duke filluar prej orës 16:30, por që nuk do të transmetohet për publikun, kush i vendosur nga pala pritëse si pasojë se kundërshtari merr pjesë në Botëror dhe nuk kërkon të zbulohet.

Nga stërvitjet e fundit, nuk është kuptuar formacioni titullar më të cilin do ta nisë Edy Reja këtë sfidë. Kjo edhe për faktin se trajneri i Kombëtares 5 lojtarë i ka pasur vetëm një seancëToli, Mitaj, Balaj, Kastrati dhe Selmani janë bashkuar vetëm mbrëmjen e së hënës.

Nuk dihet nëse Reja do i besojë kasës së vjetër në fillim, si Mitaj, Balaj e Cikalleshi, apo do ta nisë me futbollistët e kampionatit shqiptar. Mendohet që në portë të jetë Elhan Kastrati, që po luan rregullisht, ndërkohë në mbrojtje parashikohet të jenë Gurishta, Bitri, Janku, Turkaj dhe Mitaj ose Esin Hakaj i Vllaznisë.

Në mesfushë duke iu referuar lojtarëve që janë në grumbullim, mund të kemi Kallakun, Tolin, dhe Rrapajn ose Deliun. Sulmi mund të formohet nga Cikalleshi dhe Balaj dhe minuta padyshim që mund të marrin edhe Xhixha me Skukën. Kjo miqësore do të jetë një shans për lojtarët e Superligës për të qenë në vëmendje për të ardhmen.

1 Komente

  1. s
    sportedashesi

    Amoni mos na hapni barkun me ket lloj trainieri !Ai aty nuk eshte per te bere ekip kombetar sepse nuk di jo se nuk do ,por per te pastruar parate e FFSH!Armando Duka i ka premtuar G.Infantinos se do ti beje edhe cerremonin kur te ndahet nga kjo bote Reja !As trainieri me i paafte shqipetar nuk do ta drejtonte me kete paaftesi ekipin kombetar! Ne ndeshjen e radhes jo vetem qe stadiumi do te jete pa asnje spektator ne shenje proteste por se edhe rezultati dihet qe sot ,ku ndeshja perfundon 0-2 per ekipin A.Saudite.Perfundimi i debatit do jete :Ekipi yne luajti mire,pati disa raste por nuk dijti ti shfrytezoje!Si mbyllje po nuk u largua "reja" ne kur nuk do te shikojme mot te qendrueshem dhe te kthjellet pa shi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje