
Kombëtarja e Shqipërisë vijon grumbullimin në Durrës në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Arabisë Saudite më datë 26 tetor.
Pjesa e grupit ka qenë edhe portieri i Teutës, Endri Dema vetëm 18-vjeçar. Ky i fundit ka qenë një shtesë në listën e trajnerit Edy Reja duke qenë se në grumbullim në rolin e portierit prezent ishte vetëm Arlis Shala i Drenicës.
Ndërkohë, portierët e tjerë si Gentian Selmani si dhe Elhan Kastrati do t’i bashkohen grupit në Arabi. Pasi të kryejnë edhe seancën e fundit, pasdite kombëtarja do t’i drejtohet aeroportit të Rinasit teksa në orën 18:10 do të niset drejt Arabisë Saudite.
Ndërkohë, edhe lojtarë si Ardit Toli, Mario Mitaj dhe Bekim Balaj gjithashtu do të bashkohen me kombëtaren sapo ajo të mbërrijë në Arabi.
Lojtarët prezent në seancën e sotme stërvitore:
Arlis Shala
Endri Dema
Albion Marku
Erdenis Gurishta
Andi Hadroj
Esin Hakaj
Stivian Janku
Eneo Bitri
Esat Mala
Lorenco Vila
Arinaldo Rrapaj
Xhuliano Skuka
Odise Roshi
Sokol Cikalleshi
Sherif Kallaku
Ardit Deliu
Redon Xhixha
Arbnor Muçolli
Rudolf Turkaj
Lojtarët që bashkohen në Arabi:
Ardit Toli
Mario Mitaj
Bekim Balaj
Elhan Kastrati
Gentian Selmani
Lini një Përgjigje