Ronaldo, trajneri i parë: I poshtëruar, duhet të largohet

24 Tetor 2022, 15:28Sport TEMA

Ronaldo, trajneri i parë: I poshtëruar, duhet të largohet

Ronaldo u poshtërua dhe më mirë të largohet nga Manchester United. “Cristiano është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe një profesionist i madh”. Është mendimi i një trajneri të CR7 që e njeh shumë mirë, Leonel Pontes, trajneri i tij i parë i Ronaldos në ekipet e të rinjve të Sporting Lisbonës.

“Klubi dhe trajneri i tyre nuk dinë të merren me karizmën, cilësinë dhe potencialin e tij”.

“Nuk mund ta përjashtojnë, apo të mendojnë ta aktivizojnë vetëm në minutat e fundit, një lojtar me këto cilësi, me historinë e tij, me gjithçka. Ai i dha futbollit dhe Manchester United. Ka pandershmëri në të gjitha këto.

Nëse nuk do të llogarisnin tek ai, duhet ta linin të ikte. Dhe nëse më i miri në botë poshtërohet në këtë mënyrë, nuk kam asnjë dyshim: është më mire të largohet”.

1 Komente

  1. H
    Hasani

    Nuk zute mend ju portugez loqe me keto deklarata patetike?Skuadra eshte e para o loqe qe vertet qenkeni si ne shqiptaret.Me i miri eshte tjeter kush ky nyk hyn as ne 10 te paret thjesht bomber formidabel.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema