
I vlerësuar nga trajneri i kombëtares si një lojtar që i duhet kushtuar vëmendje, Xhuliano Skuka e sheh ftesën në përfaqësuesen kuqezi si realizimin e gjysmës së ëndrrës së tij.
“Gjysmë ëndrre e realizuar plotësisht me kupë”
E ka përgatitur veten që të justifikojë besimin e dhënë me shpresën që të grumbullohet sërish.
Pak seanca stërvitore me Kombëtaren, Skuka e ka kuptuar mentalitetin dhe filozofinë e trajnerit Reja.
“Ekipin e do shumë sulmues, shpresoj që me shpejtësinë dhe forcën e Cikalleshit dhe Roshit të jemi të fortë në sulm”.
Ashtu si të gjithë sulmuesit, edhe Skuka e ka një synim personal përballë Arabisë Saudite, skuadër të cilën e cilëson si kundërshtar të fortë.
“Arabia është në Botëror, besoj do ia dalim”.
Ndeshja miqësore me Arabinë Saudite do të luhet këtë të mërkurë në 16:30 me orën e Tiranës.
Lini një Përgjigje