Cies për vlerat e klubeve: Premier League ‘pushton’ podiumin, ndjekin PSG dhe Real Madrid

8 Shtator 2022, 12:23Sport TEMA

Cies për vlerat e klubeve: Premier League ‘pushton’ podiumin,

Shpenzimet e shumta këtë merkato vere, nuk i kanë mjaftuar Manchester United për tu bërë skuadra më e shtrenjtë e futbollit botëror. 

Ekipi i Erik Ten Hagg transferuan 6 futbollistë, duke shpenzuar rreth 230 milionë Euro për të marrë në skuadër futbollistë si Antony, Casemiro dhe Lisandro Martinez. Por pavarësisht kësaj “djajtë e kuq” gjenden në vendin e dytë si skuadra më e vlefshme e botës.

Në raportin e CIES, observatorit të futbollit lista kryesohet nga skuadra tjetër e qytetit, Manchester City. 

Dy skuadrat e Manchester janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën e 1 miliardë eurove në treg. Çelsi kompleton podiumin e plotë anglez, me “blutë” që pavarësisht zhvillimeve të fundit, largimi i presidentit Abramoviç nuk e ka zbritur nga vendi i tretë skuadrën londineze, e cila ka ndryshoi shumë në këtë merkato verore.

Vetëm vendi i katert për Pari së Zhërme, skuadrën franceze që në përbërje ka emra të rëndësishëm si Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe. 

Real Madrid ka ekipin më të kushtueshëm në La Ligën spanjolle me 721 milionë euro, ndjekur nga Bayern Munich me 499 milionë në Bundesligën gjermane dhe Juventus që përfaqëson Seria A italiane, duke u renditur e 13-ta.

Lini një Përgjigje