“Cikalleshi, Uzuni dhe Bare duhet të ishin pjesë e listës” - Analiza e Redi Jupit: Broja është i padiskutueshëm, kundër Italisë mund të bëjmë…

6 Qershor 2024, 19:06Sport TEMA
“Cikalleshi, Uzuni dhe Bare duhet të ishin pjesë e

Shqipëria po përgatitet për Europianin me kuqezinjtë që fituan 3-0 ndaj Lihteshtejnit në miqësore, ndërsa nesër është miqësorja me Azerbajxhanin. Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi, në një intervistë për Sport News në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, analizoi listën e Silvinjos, duke përmendur edhe elementë të veçantë.

Jupi, të pëlqeu Kombëtarja në testin kundër Lihtenshtejnin, ishte brenda shijeve të tua, asaj që prisje, se Sylvinho u shfaq i kënaqur…

Kjo mund të hyjë te ndeshjet e mira. Me kundërshtarë të dobët, jo gjithmonë mund të luash mirë. Edhe skuadra modeste, mund të bëjnë mirë. Bëmë ndeshje të mirë, disa lojtarë që presim nga ata, u shprehën mirë. Pati edhe disa lojtarë që nuk do marrin minuta në Europian, disa më duket që është e tepërt edhe që janë në listë. Ai i ka bërë zgjedhjet e tij.

Kush janë lojtarët e tepërt?

Unë nuk e kam problem të flas me emra, sepse jam njeri i bindjeve të forta. Nuk është mirë që të përmend emra të lojtarëve që do shkojnë në Europian. Duke parë përformancën, disa nuk u aktivizuan, mendoj se ata lojtarë për të cilët është diskutuar shumë, duhet të ishin pjesë e grupit (Cikalleshi, Uzuni, Bare). Për të mos luajtur, më mirë do mbaja këta të tre.

Interesi ishte i madh për të parë në aksion Brojën dhe Asanin, dy lojtarë me shumë pak minuta në këmbë, si e vlerëson paraqitjen e tyre?

Broja është garanci e ekipit kombëtar, ne lojtarë të kompletuar dhe shumë të mirë janë të paktë, mund të numërohen me gishtin e njërës dorë. Patjetër që ka disa probleme, më mirë se kaq nuk kemi. Ky ishte garancia.

Ndryshojnë gjërat te Asani. Mund të kishte edhe zgjedhje tjetër. Kjo është zgjedhja e trajnerit, kështu ak shkuar në kualifikuese, kështu po shkon edhe në Europian. E mban mend listën e De Biazit? Njëri prej tyre fitoi Ligën e Europës (Gjimshiti), njëri doli vjet kampion me Napolin vjet (Rrahmani)?

Arbër Hoxha apo Taulant Seferi, Daku apo Broja, mendon se ka ende dilema për tredhëmbeshin ofensivë? Se Asani duket i sigurt në të djathtë…

Nuk do isha i sigurt për Asanin. Unë në formacionin titullar do fusja Uzunin, ai s’është fare në listë. Broja është i padiskutueshëm, të tjerët pastaj sipas gjendjes që do jenë. Ne kemi disa lojtarë të palëvizshëm, Gjimshiti, Mihaj, Asllani, Bajrami dhe Broja. Të tjerët, pastaj, nuk është se bëjnë ndonjë ndryshim të madh. Ne do luajmë në bazë të kundërshtarëve.

Po Manaj Jupi, në dy daljet e fundit, nuk ka ndezur si duhet, pret diçka më shumë?

Nuk ka bindur, me siguri Silvinjo, ka mbajtur shënime për të. Ka humbur në hierarki, mendoj unë. Daku, edhe pa luajtur, mendoj se ka fituar hierarki ndaj tij.

Tani që pe ekipin në këtë dalje të parë, post listës, si të duken vendimet e Silvinjos?

Jam i sigurt se ka një problem në listë. Bëhen diskutime të mëdha. Në futboll nuk ka moral, duhen pikët. Pikët meren kur je moralisht i qetë. Lista ishte me 23, pastaj u bë me 26 lojtarë. Në radhë të parë ka një kriter, Silvinjo, nuk do jetë përjetësisht në krye të Shqipërisë. E para punës, ti do shpërblehesh për kualifikime, të cilat shkuan shumë mirë. Cikalleshi, edhe pse 33-vjeçar luajti në kualifikuese. Rasti i Cikalleshit, ti ke lojtar që është aktiv dhe ka kontribuar, ndërkohë që ti nuk e thërret. Uzuni, luan në La Liga, ka një gjendje psiko-fizike shumë të mirë. Sa herë ka luajtur, fizikisht, Uzuni nuk ka munguar asnjëherë.

Kemi dhe një test të fundit, atë kundër Azerbajxhanit, çfarë mund të provojë ndryshe Silvinjo, nuk është tipi i trajnerit që i pëlqejnë ndryshimet, ku mendon se ka ende dilema?

Unë nuk mendoj se u bë ndonjë test. Në sfidën e parë, luajtën lojtarët që do luajnë ndaj Italisë, përveç Gjimshitit që dihet se do të jetë. U grumbullua vonë. Shpresoj që të godasi me zgjedhjet që do bëjë.

Redi, një pjesë e mirë e lojtarëve, vijnë pak minuta në këmbë, ose në një formë jo të mirë me ekipet respektive, lojtarë si Hysaj, Bajrami, Broja, Asani etj, a mendon se do të jenë gati në kohë?

Mendoj se kur ti bën zgjedhje, kriteri i minutave, të bën që të marrësh një lojtar dhe jo një tjetër. Unë do fus lojtarët që e di se çfarë mund të japin taktikisht. Nëse ai mendon që Asani dhe Uzuni janë aty-aty, është zgjedhje e tij. Bajrami për një vit e gjysmë ka treguar se është i pazëvendësueshëm. Janë të lehta zgjedhjet.

Nuk duken shumë në formë as rivalet, Italia psh, vijon t’i qëndrosh idesë se mund t’i marrim pikë?

Ndeshja me Turqinë ishte dramë e vërtetë për ata, lajm i mirë për ne. Kam përshtypjen që kanë zgjedhur Turqinë pasi është një rival i ngjashëm me ne. Nuk u treguan skuadër solide. Nëse ne godasim ndeshjen, nëse ata luajnë si ndeshjet e fundit, mund të bëjmë diçka.

13 Komente

  1. p
    pjeter

    Kurse une mendoj qe te gjithe keta super sperialistet e futbollit, duhet ta fusin mire ne koke idene,qe Silvinio eshte seleksionusi i Kombetares qe duhet te luaje tre ndeshje te rendesishme, e ata jo,e ne qofte se nuk duan ta mbeshtesin trajnerin qe çoi kombetaren shqiptare per te dyten here ne europian,te pakten duhet ta mbyllin sqepin e te mos fusin mizat ne mes te futbollisteve!! Na çate tr..in gati ç'do dite me kete muzike,e se trajneri nuk i grumbulloi,me siguri ka pasur arsye shume te forta,gje qe juoat e Hafizet e Bajkot nuk e dine sepse thjesht nuk jane ne rolin e Silvinios,nje çike respekt per punen e stafit te kombetares nuk ju demton egon tuaj!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prroji Thate

      Ne duhet ta mundim Italine me rezultat te thelle, kroacine e kemi te sigurt, pastaj mund tja leme vete ndeshjen Spanjes.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexuesi i irrituar

        Se èshtè caktuar trajnieri tè drejtojè , zgjedh dhe pèrgatisè Kombètaren tonè , athere vendos ai dhe mban pèrgjegjèsi ai pèr zgjedhjet e tij . Gjithè kèta tè tjerèt qè kèrkojnè tè japin mend , hanè kot...Lista pèrfshinè 26 lojtarè . Mbylleni gojèn dhe lereni tè punojè !

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teute e Modhe-Durrsi

          Nuk lane kanal kta llapaqenet e studiove gjasme sportive te tipit Jupi Hafizi and co. Ziliqare. Silvinjo ish lojtari Barces ( champions league winner me Guardi

          Përgjigjjuni
          1. L
            Llazi Metaliu

            Redi Jupi, nje hic. Kur te te caktojne ty trainer, apo seleksionues sic thuhet, beje ti Kombetaren, zgjidhi ti dhe kualifikoje Shqiperine. Ndofta vetem Cikalleshi mund te ishte ne vend te Manajt, nje lojtar skadent kudo qe ka qene. Ka luajtur ne nje kampionat skadent, me Sivasporin dhe i bejne reklame sikur te jete Mesi. Turp per shtypin dhe keta specialiste. Dhe ti Jupi,merre Kombetaren dhe kualifikoje si Silvinjo, ne te kunderten me ate koke qe ke me zhavor mos na jep mendime e sugjerime, te njohin mire te gjithe qe je nje deshtak.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Përgithmnonë SILVINJO

              Ik ore kokë loqe ,,je një cmirëxhi dhe injorant ,,vetëm Manushi të fton ty në emision dhe çdo herë lëshon ndonjë perlë nga të tuat ,,,edhe me Progonatin e Tepelenës nuk të marin ty si trajner,,, Uzuni nuk ka bërë një gol me Kombëtaren ,,ishte i dëmtuar ,,, bëri 11 gola në La Liga 9 me penallti që i bënte edhe gjyshi jotë,,,dhe ka të tjerë më të mirë se ai ,, Lereni Silvinjon të punojë ,,Jeni mësuar që ti bëni ju formacionet në çdo ndeshje ,,,

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gani Giga

                Ja ke fut kot o plako , Jupi eshte njohesi me i mire i futbollit ne Shqiperi dhe Silvinjo beti gafe qe nuk mori t pakten Uzunin , nuk kemi asnje shans me kalu grupin pastaj do rrini ta shani tranierin se ate pune dini te beni !

                Përgjigjjuni
              2. N
                Niku

                Redi ka qene i pire kur e ka dhene kete interviste se gjysma e atyre qe thote nuk kane kuptim. Cikalleshi, Uzuni dhe Bare jane OK per te luajtur me Moldavine dhe Ishujt Faroe, por per Italine, Spanjen dhe Kroacine duhet te blindohet mbrojtja. Flasim pas finales se Euro 2024 kur Shqiperia te marre hakun e Euro 2016 dhe te rrahe Francen 2-0.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lek Dushi

                  Shoh që shumë shkruajnë që ato të tre duhet të ishin...Mendoj që kur thuhet kjo gjë,duhet thanë edhe kush duhet të hiqet që të jenë këta...!!?

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gimi Tirane

                    Ka plot qe jane posht nivelit te ketyre te treve , po te jap seferi , gjadula , arber hoxha , do me ?

                    Përgjigjjuni
                  2. F
                    Futbollisti amator

                    Shume gazetar po bejne specialistin kur detyra dhe dija e tyre eshte raportimi I lajmeve po edhe sportistet deshtak po luftojne kundra selvinjos sikur ka lene jashte formacionit maradonen shusterin dhe tiganan respecte per selvinion dhe lereni te punoje se po punon mire askush nuk duhet te jete I paprekshem ne kombetare ne baze te ideve te trajnerit dhe konkurences. Pra gazetaruce dhe deshtake te sportit mbylleni Halen dhe shikoni cfare profesinistet po bejne

                    Përgjigjjuni
                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Intervista me ish trajneret e ekipit kombëtar duhet t'i lemë mbas kampionatit.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gimi Tirane

                        Ke shume te drejte Jupi , pas Brojes sulmuesi yne me i mire eshte Uzuni qe nuk u thirr , sa per shqipot qe duan kualifikimin eshte gje e mire por gati e pamundur , me ke do fitojme nga keto tre ekipe , me asnje , po morem ndonje barazim ta quajme sukses !

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje