Në prag të miqësores së fundit ndaj Azerbajxhanit, në konferencën për shtyp, trajneri Sylvinho është pyetur rreth listës përfundimtare të Euro 2024.
“Lojtarët tanë kanë bërë një rrugëtim të shkëlqyeshëm deri më sot. Çdo ditë është shumë e rëndësishme për stafin dhe grupin. Të gjithë janë tepër të karikuar për Euro 2024.
Nesër do të vendosim për listën përfundimtare. Nëse do të kemi ndonjë dëmtim, UEFA do të na lejojë të bëjmë një ndryshim, por shpresoj që kjo të mos ndodhë.
Ne do të përgatitemi dhe do të punojmë fortë për këtë turne, shpresoj të mos jemi të detyruar për të kryer ndryshime në listën përfundimtare”, është shprehur Sylvinho.
Kontrata me FSHF? Jemi 100 përqind të foksuar te Europiani. Nuk jam aspak i shqetësuar për pjesën e kontratës, kemi përpara një turne shumë të bukur. I gjithë ky rrugëtim ka qenë mjaft i bukur.
Për momentin jemi të foksuar vetëm te Europiani, më pas do të diskutojmë”, theksoi Sylvinho.
Suksese Kombetares, por listes i mungon...(besueshmeria varet vetem nga minutat e aktivizimit i te rijve ne liste).Flm per mrk.
Kur kualifikohet skuadra, kualifikohen lojtaret, ata qe te cuan ne Gjermani. Skuadra pa lojtaret eshte LETER. Natyrisht qe kishte vend edhe per Brojen, Kumbullen per te cilin jam shprehur gabim, pasi ai vjen nga nje demtim i gjate dhe ka plotesuar 8 -shen e mbrojtjes. Po shihja listen e Anglise; kishte thirrur 10 sulmues, 5 mesfushore dhe 8 mbrojtesa. Pra kishte vend dhe per Brojen, Manaj, Cikalleshin, Dakun, Uzunin dhe Baren.. Disa lojtare mund te luajne ne poste te ndryshme. Pozicioni me i mire i Cikalleshit eshte pas qendersulmuesit. Aliji, Hoxha, Berisha po shkojne si hajdute ne Gjermani. Skuadra grumbullon lojtaret me te mire. Aliji shkon ne Gjermani me justifikimin se eshte marre si mbrojtes i 9, Cikalleshi jo. Trajneri nuk mund te justifikohet