Colella në fije të perit pas humbjes, e thërret urgjent Rama. Josa nuk e quan ende të mbaruar

1 Mars 2023, 20:38Sport TEMA

Colella në fije të perit pas humbjes, e thërret urgjent Rama.

Për teknikun e Partizanit, Giovanni Colella, janë orë delikate. Humbja 3-1 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e parë cerekfinale të Kupës së Shqipërisë e ka vënë në pozitë shumë të vështirë. 

E në fakt, sipas asaj që raportohet nga Loro Boriçi, italiani është thirrur në një takim urgjent me Olsi Ramën, drejtorin e përgjithshëm të të kuqve. 

Tekniku, pas një viti 2023 të nisur plot luhatje, po mendon largimin. 

E njëjta ndjesi qarkullon edhe te drejtuesit, por vështirë se lëvizja do të bëhet para derbit. 

Për tekniku Colella, përplasja direkte me Tiranën do të jetë vendimtare.

JOSA: NUK KA MBARUAR ENDE

“Është një hap drejt kualifikimit, por nuk ka mbaruar asgjë. E dimë si është problemi i ndeshjeve. Tani nuk ekziston efekti fushë, duhet të kemi kujdes me vazhdimësinë. Iu përshtatëm mirë terrenit, duhet të kishim ende përmirësime, duhet të ambientoheshim”. Mirel Josa nuk mund të mos jetë i lumtur me fundin e ndeshjes. 

3-1 ndaj Partizanit është një rezultat që nuk jep garanci, por avantazh po. E ajo që tekniku ka pëlqyer në terrenin e vështirë të Loro Boricit të mbuluar nga shiu ka qenë sjellja e kuqebluve: 

“Përsa i përket luftës dhe agresivitetit, jam shumë i kënaqur me ekipin. Unë nuk konsideroj asnjë skuadër të dobët. Nuk mund të konsideroj Teutën pasi e ka mundur 2 herë Tiranën. Duhet të sillemi njësoj në futboll. Thjesht të ambientohemi më mirë gjatë fazës së lojës. Kemi pasur probleme, ekipi ka reaguar disi mirë dhe në mungesa”.

Josa është i qartë në objektiva dhe nuk heq dorë nga asjgë, pavarësisht 5 pikëve që e ndan nga Tirana: “Do vazhdojmë tek të dyja kompeticionet. Nuk hyjmë ndonjëherë për të lënë njërën dhe të fitojmë tjetrën. E dimë mirë se çfarë mund të bëjë Partizani në ndeshjen e kthimit”, u shpreh Josa. Sigurisht që derbi kryeqytetas mund t’i japë një tjetër asist Vllaznisë.

Lini një Përgjigje