Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Giani de Biasi ka votuar ditën e sotme në shkollën Kongresi i Lushnjës në kryeqytet duke qenë se ka shtetësinë shqiptare.
Në një intervistë të shkurtër për Euronews Albania De Biasi inkurajoi të gjithë shqiptarët të ushtrojnë këtë drejtë të rëndësishme që ua jep demokracia.
De Biasi, i cili nuk voton për herë të parë në Shqipëri, u shpreh se ndihet pak edhe si ambasador i Shqipërisë dhe ka treguar anën më të mirë të saj edhe atje ku nuk njihet.
“Ndihem shumë shqiptar dhe sa herë kam mundësi vij, kam bërë pak edhe ambasadorin për të treguar Shqipërinë edhe aty ku nuk njihet shumë. Të gjithë që kanë në zemër kombin duhet të dalin të votojnë sot. Isha këtu për Giro d’Italia që ishte një mrekulli dhe do të kthehem për ndeshjen me Serbinë. Me siguri do jetë një ndeshje shumë e veçantë, e vetmja gjë që uroj është të mos bëjmë marrëzira se është një ndeshje futbolli dhe duhet të tregojmë se jemi popull për së mbari”, tha De Biasi.
demokracia, thote Biasi!...lol
O Kalec, ore idiot i punesuar tek Tema, mos shkruaj per te terhequr njerezit qe te komentojne idiotesite e tua. Njeri pa bosht dhe kopljet injorant!
Hajde sukses ishalla zgjedhjet. Mos t'u bejme qefin Kosovareve budallenj te thone perralla sikur jane superiore
Pershendetje Gianni. Te urojme shendet
Mire eka .Mos beni karlleqe ne ndeshjen me Serbine se eshte thjesht nje ndeshje futbolli .Tregoni fisnikeri , perkrahni lojtaret po pa ofenduar kunderhstaret e inshallah jane ne forme se eshte fund sezoni e na shqipot nuku kemi durim ti cojme gjerat deri ne fund .
inshallah- ne gjuhen e bukur shqipe, ne gjuhen e perendise, thuhet -- do ZOTI, boll me kete fjale arabe islamike qe na mbiu pa leje ne trojet tona
Shum e drejtë!