Derbi pa tifozë, gazetarët: Skema po e shkatërron futbollin shqiptar

2 Dhjetor 2024, 13:31Sport TEMA
Derbi pa tifozë, gazetarët: Skema po e shkatërron futbollin

Ditën e djeshme u zhvillua derbi i dytë i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që ashtu si në fazën e parë edhe në takimin e djeshëm nuk prodhoi asnjë fitues.

Kjo temë u trajtua në emisionin e njohur sportiv “Max Sport” në Euronews, ku të ftuarit në studio analizuan këtë takim, por prekën dhe çështjen e tifozëve që si rrallë herë nuk po shfaqin më interes për të ndjekur ndeshjen më të rëndësishme që ka futbolli shqiptar.

Gazetari sportiv Fatjon Baze theksoi se kjo ishte hera e parë që kur ështe ndërtuar “Air Albania”, që në një ndeshje derbi kati i dytë i tribunës ishte i boshatisur.

Sipas tij skema “Final 4” e aplikuar nga FSHF-ja është një nga arsyet kryesore që po sjell largimin masiv të tifozëve nga shkallët e stadiimeve.

I të njëjtit mendim ishte dhe ish lojtari i Tiranës i shpallur disa herë kampion me bardheblutë Rezart Dabulla.

Dabulla shtoi se përveçse kësaj skeme të cilën ai e përkufizoi si idiote, një tjetër problem janë edhe gjëndja e ekipeve dhe veçanarisht e Tiranës.

Më poshte diskutimi i plotë.

 

Lini një Përgjigje