Dhuna ndaj arbitrit, FSHF dënon ashpër klubin e Kategorisë së Dytë

1 Nëntor 2022, 17:38Sport TEMA

Dhuna ndaj arbitrit, FSHF dënon ashpër klubin e Kategorisë

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë sot vendimet për ngjarjet e kësaj jave ku ka pasur situata shqetësuese dhune.

Padyshim , më e njohur ka qenë ajo e Delvinës ku është goditur me gur në kokë gjyqtari kryesor i ndeshjes, duke sjellë braktisjen e sfidës të skuadrës vendase me AF Elbasanin.

Disiplina vendosi dhënien e ndeshjes në tavolinë skuadrës së AF Elbasanit, ndërsa ka dënuar Delvinën që të luajë të gjitha sfidat e mbetura të sezonit në fushë asnjanëse pa praninë e spektatorëve.

“KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c, 64/3/b, të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër AF. Elbasani dhe detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi B, pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse”, thuhet ne njoftimin e Komisionit te Disiplines.

2 Komente

  1. P
    PER ATA QE NUK E DINE

    ELBASANI BERI STADIUMIN DHE HUMBI SKUADREN . KETE FAT SI TE ELBASANIT E PATEN ME VONE POR ME KOHE ME TE SHKURTER DHE ZBRITEN NE KATEGORINE E PARE QYTETET KRYESORE TE SHQIPERISE QE I KANE DHENE TONIN FUTBOLLIT SHQIPTAR .PO UA KUJTOJ ME RRADHE.NE KATEGORINE E PARE RANE 1- TIRONA 2-VLLZNIA E SHKODRES 3 - FLAMURTARI I VLORES 4- LUFTETARI I GJIROKASTRES 5- APOLLONIA E FIERIT 6- SKENDERBEU 7 -DINAMO E TIRANES 8 - BESA E KAVAJES .TANI ME QENE SE DURRESI E RESTAUROI STADIUMIN DUHET TE LARGOHET NGA LIGA SUPERIORE SEPSE ATY TANI DO TE LUAJ ERZENI I DUKES , POR DHE KUKESI DUHET TE ZBRESE NJE KATEGORI ME POSHTE SEPSE KESHTU E PESOI EDHE ELBASANI . E PRA MOS U DESHPERONI O ELBASANLLIJ JENI TE PARET POR NUK JENI TE FUNDIT

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje