Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Shqipëria ka firmosur me trajnerin italian

1 Nëntor 2022, 14:16Sport TEMA

Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Shqipëria ka firmosur

Luigi Di Biago do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, ish-trajneri i Italisë U-21 do të jetë pasuesi i Edoardo Rejas në stolin kuqezi.

Sport Italia raporton se 51-vjeçari ka arritur një marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe zyrtarizimi është çështje kohe. Ai mund të jetë në krye të Shqipërisë që më miqësoren e luksit me Italinë më 16 nëntor.

Mund të mbyllet kështu aventura e Edoardo Rejas në krye të Shqipërisë, pas 4 vitesh.

Reja u ul në stolin e Kombëtares në prill 2019, ndërsa së shpejti i skadon kontrata. Luigi Di Biago së fundmi ka trajnuar ekipin e Spal.

Lini një Përgjigje