
Torino ka befasuar Milanin në Stadio Olimpico di Torino (Turin), duke fituar 2-1.
Kampionët e Italisë do pësonin 2 gola në fundin e pjesës së parë. Fillimisht do ishte Djedji që do i jepte erpësinë vendasve torinez, ndërsa dyfishimi nuk vonoi shumë dhe erdhi me anë të rusit Miranchuk.
Me Milinkovic Savic që kishte dalë totalisht në aventurë, Messias nuk e pati të vështirë të shënojë me portën bosh në minutën e 67-të, për të rihapur edhe një herë llogaritë e një ndeshje që dukej e mbyllur.
Trajneri i kuqezinjve, Pioli përdori të gjitha kartat e mundshme për të ndryshuar fatin e sfidës, por nuk ishte e thënë, pasi Milani mori disfatën e dytë sezonale dhe e sheh veten në vendin e 3-të.
Lini një Përgjigje