“Shtanget” Real Madrid, ndalet në shtëpi nga Girona

30 Tetor 2022, 18:32Sport TEMA

“Shtanget” Real Madrid, ndalet në shtëpi nga Girona

Real Madrid është shtangur në shtëpi, teksa ka barazuar 1-1 ndaj Gironas. Ndonëse kaluan të parët në avantazh me Vinicius në minutën e 70-të, madrilenët nuk ia dolën të marrin dot 3 pikët.

Ishte Stuani, që shënoi për Gironan në minutën e 80-të, duke barazuar shifrat në 1-1, të cilat nuk ndryshuan deri në fund.

Real Madrid e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Kroos u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit.

Pavarësisht barazimit, skuadra e Ancelottit, mban vendin e parë me 32 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Barcelonës.

Lini një Përgjigje