Erzeni ndal Vllazninë në minutën e 100’, Laçi fundos Teutën

29 Tetor 2022, 19:03Sport TEMA

Erzeni ndal Vllazninë në minutën e 100’, Laçi fundos

Vllaznia surprizohet në sekondat e fundit nga Erzeni, duke e kthyer këtë sfidë në një dramë të vërtetë. Shkodranët ishin në avantazh të dy golave, por në fund u ndalën në barazim 2-2, duke marrë vetëm një pikë.

Shkodranët ngecin kështu përballë një ekipi që kishte surprizuar shumë në fazën e parë dhe që vijon të tregojë dinjitet edhe në ndeshje transferte.

Pas një pjese të parë të luftuar, por pa gola, e dyta ishte ajo që dhuroi më shumë emocione në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë kalojnë në avantazh në minutën e 54-t. Një top ndalet në këmbët e Aralicës, i cili nuk fal për 1-0. Pas 10 minutash do të ishin sërish vendasit që do të shënonin sërish. Është Mala që dyfishon shifrat për Vllazninë.

Megjithatë, ndeshja hapet në minutën e 75-të, kur Nonato për shijakasit ngushton në 2-1. Kur vendasit menduan se e fituan ndeshjen, miqtë shënojnë në minutën e 100-të me anë të Kahrimanoviç. Një pikë me vlerë për Erzenin dhe dy pikë të lëna për Vllazninë.

Laçi fundos Teutën, duke fituar 0-1 në Durrës. Një ndeshje rivalësh, kësaj here në fundin e tabelës, me kurbinasit që fusin në krizë totale ekipin durrsak. Mjaftoi goli i Spahiut në mesin e pjesës së dytë që bardhezinjtë të merrnin një nga fitoret më me vlerë deri tani.

1 Komente

  1. I
    Ilir

    Si nuk i vjen turp trainerit te Teutes Shkembit qe pas cdo humbje vetem justifikohet dhe nuk merr pergjegjesine te iki te shesi banane se nuk eshte per ate pune.Mori ne qafe Dinamon vjet dhe sivjet te njejten gje do i bej Teutes po vazhdoi me shume

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje