De Biasi: Broja ka teknikë dhe cilësi fizike të jashtëzakonshme, do e doja në ekip një si ai

29 Tetor 2022, 12:04Sport TEMA

De Biasi: Broja ka teknikë dhe cilësi fizike të

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, pranon se e adhuron Armando Brojën për cilësitë që ai ka.

Në një intervistë për “Tribalfootball”, trajneri aktual i kombëtares së Azerbajxhanit ka folur për Armando Brojën me admirim.

“Unë nuk e njoh atë, por ai ka cilësi teknike dh fizike që janë të jashtëzakonshme. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe të japë 100% në çdo minutë që luan për ekipin.

Për të mund të them se do të dëshiroja të kisha lojtarë si ai në ekipin tim”, u shpreh De Biasi për sulmuesin e Chelsea.

3 Komente

  1. S
    Shmili

    FIZIKË PO, sa për teknikë e intuitë, varfënjak është. Më pëlqen guximi (vetëbesimi profesional) tek ai që iu mungon lojtarëve të tjerë...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Eshte lojtar i ri dhe akoma nuk i ka larguar emocionet qe ka karshi lojtareve te tjere. Thjesht eshte ceshtje kohe. Kushdo qofte do nje kohe te ambjentohet me ekipin dhe lojtaret. Broja shume shpejt do shkelqeje pasi i tille eshte kampionati Anglez.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi

        Nuk eshte dhe aq i ri.Haaland eshte vetem nje vit me i madh.Eshte mei miri qe ka shqiperia por per premiere league eshte i zakonshem.ndiq nje ndeshje cfaredo te premiere league dhe cdo ekip i ka plot lojtare me te mire nga ai.Ajo qe ka arritur deri tani eshte sukses i madh , por e them sepse shqiperia ka varur shpresa te medha ne te si supertalent qe do na nxjerre ne selamet.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje