Kompleksi Partizani, të kuqtë nuk ndalin punën për ta bërë gati për Superioren

27 Tetor 2022, 19:24Sport TEMA

Kompleksi Partizani, të kuqtë nuk ndalin punën për ta

Partizani vijon prej kohësh punimet në kompleks. Megjithëse tashmë skuadra stërvitet atje, ka ende nevojë për rregullime. Pjesa më e madhe e punimeve janë përqendruar te stadiumi, ku kërkohet një pamje sa më e kuruar.

Së fundmi në stadium ka përfunduar vendosja e barrierave metalike në tribunën përballë. Gjithashtu po punohet edhe për vënien në punë të impiantit të ndriçimit, që është shumë i rëndësishëm, pasi më pas skuadra do të mund të stërvitej edhe në orët e vona të pasdites apo në darkë.

Në këtë drejtim ka zhvillime pozitive, pasi në secilën prej katër kolonave janë vendosur kabinat elektrike dhe mungojnë vetëm disa detaje, që stadiumi i Partizanit të mund të ketë ndriçim.

Në stadium, ndërkohë që skuadra stërvitej dje, po punohej për instalimin e një konstruksioni hekuri në pjesën pas portave, ku do të vendosen banera me reklama, nga të cilat klubi do të ketë mundësinë të marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Ndërkohë, nga dita në ditë pritet të vijnë karriget e tribunës VIP, teksa po punohet edhe në ambientet e brendshme, ku do të ndërtohet një bar.

3 Komente

  1. G
    Gert Myler

    Bravo, Demi, besojmë se më 2025 do të jetë gati.................. . Është konkluzioni i një pune të palodhur pothuaj 10 vjeçare dhe Partizani e meriton një stadium modest.

    Përgjigjjuni
    1. d
      demat e kuq

      bravo gaz demi

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasani

        Si shume gjate shkoi akoma nuk eshte bere?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje