
Koço Kokëdhima, në emisionin “Skaner” ka folur për zgjedhjet për president të FSHF, ku sipas tij politika tentoi ta merrte ishullin me çdo kusht.
Kokëdhima deklaroi se qeveria mund ta merrte Federatën e Futbollit, vetëm nëse Armand Duka largohej vetë, në të kundërt nuk ia dilnin dot.
“Kam qenë shumë aktiv, por kam qenë në funksion të detyrave të mia. Unë kam detyra, në kuadër të institucioneve të Federatës. Unë kam bërë vetveten në ato detyra që kam pasur. Bëmë zgjedhje të suksesshme, duke ruajtur autonominë e FSHF, nga përpjekjet e politikës dhe qeverisë, për ta vënë nën kontroll këtë ishull që vazhdon të mbetet autonom.
Politika tentoi ta merrte futbollin në kontroll. Kështu ka qenë dhe kështu do jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Ky është zakoni i politikës zyrtare dhe qeverive të Shqipërisë. Duan të kontrollojnë çdo fije bari në këtë vend. Jam i sigurt që nuk do ia dilnim dot mbanë pa ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s.
Isha i sigurt që politika nuk do ia dilte dot. Kishin vetëm një mundësi ta merrnin. Vetëm të thyenin Dukën, që unë isha i sigurt që nuk ia dilnin dot. Vetëm po të ikte vetë Duka, ata nuk e mundnin dot komunitetin dhe familjen e futbollit, por ashtu siç e prisja, Duka qëndroi dhe në mbështetje nga FIFA e UEFA, FSHF ia doli ta shpëtojë lirinë dhe autonominë e vet.
Një shenjë e keqe në imazhin europian? Nuk e ka problem qeveria këtë, aspak. E kemi kaluar këtë çështje me sukses. Familja e futbollit është e maturuar dhe e pjekur. Familja e futbollit e përballoi atë situatë, sepse ishte e bashkuar.
FSHF ka bërë një zhvillim të madh. Duka ka luajtur një rol vendimtar. Vetëm nëse ikte Duka, do merrej ky ishull. Qeveria e kishte strategjinë për të thyer FSHF dhe Dukën, por nuk ia dolën dot. Nuk ka çështje drejtësie këtu. Ato janë lojëra, të cilat vetëm kalamajtë i quajnë si të rëndësishme. Nuk është betejë e Erion Veliajt kjo. Janë histori pa bukë fare”, u shpreh Kokëdhima.
Ky hajduti dhe katundari tjeter hajdut Armando Duka bashke me ate syshtrembin betonaxhiun Dervishaj qenkan familja e futbollit zot na ruaj cna degjojne veshet dhe shikojne syte se clidhje kane keta te tre me futbollin nje zot e di.
O Koco kokevrima do ta leme ty presidencen e futbollit se ke ngel pa leke.
Ja dhe ky spiuni I vjeter do pak vemendje