
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 71-të, në duelin mes Interit dhe Plzen, ku zikaltërit triumfuan me rezultatin 4-0, duke siguruar matematikisht kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Championsit. Talenti kuqezi foli pas këtij dueli për mikrofonin e “Sky Sport”, duke u shprehur:
KUALIFIKIMI – Ne jemi të lumtur, ishte një grup vërtet i vështirë. Ne ishim të mirë në kalimin e tij, ishte thelbësore. Tani do të shkojmë në kampionat, pastaj le të mendojmë për raundin e dytë.
RASTI I HUMBUR NDAJ BARCELONËS– Po, ishte një emocion i madh, sidomos për mua që kam qenë tifoz i Interit që kur isha fëmijë. Ashtu shkoi me mundësinë e Barcelonës, bëmë mirë sot që rikuperuam gjithçka dhe falënderoj djemtë që praktikisht më shpëtuan.
AVENTURA TE INTERI– Po, jam i lumtur. Po shkon shumë mirë. Është normale të luaj më pak sepse kam lojtarë shumë të fortë përballë, përpiqem çdo ditë të mësoj sa më shumë duke vjedhur diçka nga të gjithë, sidomos nga Brozo dhe Çalhanoglu dhe unë duhet të vazhdoj të punoj”, u shpreh Asllani.
Djale modest. I shkofte mbare.