
Igli Tare do vijojë të jetë drejtori sportiv i Lazios. Presidenti i klubit nga Serie A, Claudio Lotitto ka konfirmuar për "Il Messagero" se shqiptarit i është ofruar një rinovim me tre vite, deri në verën e 2026. Vlonjati 49 vjeçar ka 14 vite në postin e drejtorit sportiv të Lazios, fill pasi "vari këpucët në gozhdë".
Vitet e fundit, Tare ka marrë shumë oferta për t'u larguar në skuadrat më të forta në Europë, duke dalë në 2021 si drejtori i tretë më i mirë sportiv në Kontinentin e Vjetër.
"Nuk e kam diskutuar kurrë punën që Tare ka bërë dhe nuk do e bëj as në të ardhmen. Ka ofertë të re në tryezë", tha Lotitto.
Muajt e fundit nuk kanë qenë të qeta te Lazio, me Taren që shpeshherë ka pasur përplasje me drejtuesit dhe trajnerin Sarri në lidhje me merkaton.
Afrimi i Angelo Fabianit në rolin e drejtorit sportiv te ekipi i femrave të Lazios u pa si një shenjë largimi për Taren, me presidentin që konfirmon se shqiptarit i është bërë një tjetër ofertë.
Isa Tare, babai i Iglit ka lindur në Nivicë të Tepelenës dhe ka jetuar gjithë jetës në Tiranë. Tani, me rregull treshi e gjetët ju që i biri i tij, Igli Tare qenka vlonjat????? Apo fjalën vlonjat e kishit për Lotiton ju????
Igli Tare, vlonjati nga Tepelena............. Odise Roshi, vlonjati nga Fieri.............. Armando Broja, vlonjati, shkodran nga Anglia...........
Ka lindur ne Vlore pasi Isai ka qene dy here i martuar dhe kete e ka me gruan e dyte dhe ka dhe nje vella tjeter ndersa Auronin e ka nga martesa e pare dhe jane vellezer me te njejtin baba por me nena te ndryshme.
Je 100% i sakte. Nenen e ka vlonjate .