
As në shtetin më të humbur nuk pranohet kjo lloj përdhosje, që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, po i bën simboleve të Shqipërisë, duke shfrytëzuar dhe përfituar shumë të mëdha parash nën keqperdorimin qe po i ben emrit te Shqipërisë përpara syve të të gjithëve.
Kombetarja shqiptare luajti dje një miqësore me Arabinë Saudite, ku të vetmit që e shijuan këtë ndeshje ishte kupola e FSHF-së dhe njerëzit që ai kishte ftuar në Dubai. Ishte një ekskursion ku Duka me njerëzit e tij u dëfryen duke shijuar luksin e Dubait, e në fund presidenti i Federatës u kthye si sheik në Shqipëri.
Nën keqpërdorimin që po i bën Shqipërisë, Armand Duka, u rikthye pas këtij takimi miqësor me plot 500- mijë euro. Kjo ishte shuma që kombëtarja e Arabisë Saudite i ofroi FSHF-së së Dukës për t’iu nënshtruar dhe shërbyer kësaj perfaqesuese që pas disa javësh do të luajë në Kupën e Botës.
Një nënshtrim i turpshëm që përdhosi Kombëtaren shqiptare, e cila po trajtohet si pronë private për interesat personale te një personi, që ka si qëllim marrjen e parave dhe jo ruajtjen e simboleve kombëtare.
E njëjta përdhosje e Shqipërisë do të ndodh sërish me datën 9- nentor. Armand Duka ka vendosur që primare sërish të ketë paratë dhe ka pranuar një tjetër nënshtrim kundër kombëtares së Katarit.
Edhe kjo është një ndeshje e paprogramuar dhe jashtë datave zyrtare të FIFA-s dhe pritet që sërish mos të transmetohet në asnjë televizion.
Edhe për këtë takim, FSHF-ja do të përdorë lojtarët nga Kategoria Superiore për t’i marrë e për t’i shfrytëzuar në këtë ndeshje miqësore.
Se qëllimi nuk është prova dhe afrimi i ndonjë elementi. Qëllimi është vetëm përftimi i parave që Armand Duka do fus në arkat e tij. /Gazetasport.al/
Federata fitoi 500 mije euro duke cuar atje nje kombetare eksperimentale .Ku eshte e keqja ketu?