Sulm me thikë në një qendër tregtare në Milano, një i vdekur, plagoset futbollisti i Serie A

27 Tetor 2022, 21:34Sport TEMA

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Milano,
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së enjtes në një qendër tregtare në Milano. Një person qëlloi me thikë qytetarët duke lënë 5 të plagosur, mes të cilëve edhe Pablo Mari, mbrojtësi spanjoll i Monzës.

Mediat italiane raportojnë se një 46-vjeçar me probleme psikike ka sulmuar me thikë disa persona. Pasi u dërguan në spital, një prej të plagosurve mësohet se ka ndërruar jetë. Ndërkohë, mbrojtësi, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Arsenalit, është në gjendje të qëndrueshme.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e agresorit, i cili ka rezultuar të ishte një person me probleme mendore.

1 Komente

  1. L
    Le të shpresojme që nuke ështe Muslimane shqip fol

    Shpresoje që të mose jet, muslimane shqip foles. Se kët lloje (njerzish?) nuke dine gjë tjeter veq vrasje dhe dhune ku do në shoqri dhe në familje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje