
Si një sport i veçantë dhe jo me ndonjë traditë të madhe në vendin tonë, skitë mbeten gjithmonë një sport elitar dhe deri diku i kushtueshëm për t’u zhvilluar.
Federata Shqiptare e Skive në mungesë të sasisë dhe cilësisë në vend, ka zgjedhur Italinë për të marrë një nga talentet më të mëdha të së ardhmes së tyre si Lara Colturin, vetëm 16 vjeç, por me rezultate shumë premtuese, kjo falë ndihmesës që i jep babai dhe nëna e saj që është Daniela Cekareli, medalje e artë për Italinë në lojërat dimërore të Salt Lake Cityt në vitin 2002.
“Ne mbetemi italiane, por tani jemi bërë edhe shqiptare. Në këtë mënyrë patëm mundësinë që të zgjidhnim midis dy shteteve, vendosëm të zgjidhnim Shqipërinë. Një bast në fakt i bukur për të dyja palët, për ne dhe për federatën shqiptare. Në jetë ndonjëherë kur vazhdon të ecësh në një rrugë normale duket si diçka monotone, ne na pëlqejnë sfidat dhe kjo është një sfidë shumë e bukur”, shprehet Daniela Ceccarelli.
Ajo do të jetë skiatorja e parë femër që do të përfaqësojë Shqipërinë në garat e nivelit të lartë. Nën flamurin shqiptar, Lara fitoi 6 gara gjatë këtij viti të Kupës së Amerikës së Jugut në Kili dhe Argjentinë për të rrëmbyer kreun e klasifikimit, duke mbledhur pikët që i nevojiteshin për të kaluar në Kupën e Botës “FIS”.
“E kemi bërë zgjedhjen së bashku si familje dhe na ka pëlqyer vërtet shumë pasi menjëherë na u hapën disa dyer dhe jam e sigurt që do të na hapen edhe shumë të tjera. Jemi shumë të kënaqura që jemi këtu siç e sheh edhe nëna ime e ka buzëqeshjen gjithmonë në fytyre”, thotë skiatorja Lara Colturi.
Megjithatë në Itali nuk është pritur edhe aq mirë nga specialistët e këtij sporti largimi i Larës për të përfaqësuar Shqipërinë.
“Ka qenë një moment në fillim kur kemi marrë shumë kritika, por në fund të fundit flasim për një sport individual kështu që me këtë zgjedhje i gjithë fokusi është tek Lara, tek sporti i saj dhe rezultatet e saj. Në nivel ndërkombëtarë për ne kjo zgjedhje ka qenë shumë e rëndësishme”, tha kampionia.
Lara nuk është sportistja e vetme e huaj e cila garon për Shqipërinë dhe kjo e ka një arsye sipas presidentit të KOKSH Fidel Ylli se përse disa kampion po afrohen në vendin tonë.
“Ne kemi një ndër ligjet më të mira që i siguron sportistëve punë, shkollën dhe gjithçka i duhet. Për këtë arsye Lara u largua nga Italia pasi ky ligj i yni është më i mirë se sa ai i Italisë apo shteteve të tjera”, tha Ylli.
Ne vëmë ligjet, Lara vë lekët. Fifty-fifty.
Ne gjithmone ju kemi dhene sportiste Elitare kombeve te huaja, si psh ne Greqi kemi dhene vajza Kampione Bote ne hedhje shtize ,meshkuj kampione Bote ne ngritje peshe, ne Kick boxin, futbolliste elitare i kemi dhene Zvicres Shyqyr qe ja Italia na dha nje vajze Kampione ne ski Dhe i urojme suksese goces dhe te behe Kampione Bote, se eshte super e talentuar dhe inteligjente dhe e bukur Urime and Welcome to Albania sweet girl ! Good luck !
Ky komenti i Fidelit eshte nje budallallek i madh! Ligji jone eshte me pak favorizues se gjithe te tjeret. Lara ka ardhur ne Shqiperi vetem per shkak se ne kete menyre e kalonte kollaj konkurencen me skiatoret e tjera italiane dhe mund te regjistrohej ne Kupen e Botes. Ne Itali do te duhej te priste shume dhe kishte shume konkurence. Me ne ecen ne "korsi shpejtesie". Pra nje zgjedhje pragmatike e saj e mbeshtetur ne interes te paster tregtar. Cfare fiton Shqiperia ne kete mes? Ndoshta pak me shume vemendje ne kete sport qe ka potencial zhvillimi ne Shqiperi. Por ka nevoje per financime, shteterore dhe prvate. Gjyhan e shkojne Shqiptaret ne Kolasin dhe te harxhojne para atje, kur kemi Shishtavecin dhe Korcen qe kane shume potenciale.
Te uroj suksese dhe gjitheçka deshiron!
Pse mos te zbatohet kjo eksperience edhe ne futboll?ne vend qe te marrin talente te dores se dyte prej femijeve te emigranteve te cilet shqiperine e konsiderojne si zgjidhje rezerve kur vendet ne te cilat kane lindur nuk i therrasin mund te gjejme braziliane e argjentinas te cilet nuk i marrin kombetaret e ture jo se nuk jane te mire por se nuk vend per te gjithe ?