
Nelson Hysa është një ndër boksierët më të mirë në Shqipëri, 21 herë kampion i vendit, i treti në Europë dhe disa herë kampion Ballkani.
Në një intervistë në “Sport Magazine” me gazetarin Altin Sulçe, Hysa rrëfeu rreth karrierës së tij.
Nelson Hysa: Që në rini i kam kushtuar rëndësi edukimit tim që në një të ardhme të kem mundësi të kontribuoj me aq aftësi sa kemi. Përveç këtyre aftësive kemi shtuar dhe aftësitë pedagogjike që na shërbejnë ne dhe në të ardhmen brezave të tjerë të boksierëve.
Hysa thotë se nuk ka pasur ndonjëherë probleme sa i përket përdorimit të forcës. “Fatmirësisht kemi pasur probleme vetëm brenda ringut dhe vetëm aty nuk ka kompromis”, tha ai.
Nelson Hysa: Kam pasur shumë medalje, janë mund e djersë. Herën e parë kur u shpalla kampion e kujtoj me nostalgji, me thënë të drejtën dhe nuk e kujtoj shumë nga emocionet. Isha 15 vjeç kur dola kampion Shqipqrie. Kam qenë besimi i trajnerit tim Zef Gjoni që më bëri të hyj në atë aktivitet. Ishte këmbëngulja e tij që tha se duhet të konkurrosh se s’bën me të rriturit.
Në ndeshjet e tij përballë ka pasur kundërshtarë të fortë.
Nelson Hysa: Në Shqipëri kemi pasur kundërshtar shumë të fortë, në botë edhe më të fortë, në Europë . në sportet individuale sporti të ngre lartë ose të ul aty.
Ai thotë se nuk ka pasur fat në shortet që janë hedhur. Pavarësisht kësaj ai shprehet se nuk është supersticioz por beson në Zot.
Nelson Hysa: Nuk jam supersticioz por besoj në Zot. Nuk jam supersticioz, kam forcën e besimit. Por kemi të gjithë ndonjë huq. Unë gjithmonë veshi dorezën e djathtë para. Dorezën e djathtë e veshi të parën dhe këpucën e djathtë e veshi të parën.
Ju jeni te pesha super e rëndë por pse i pëlqejnë njerëzit më shumë?
Nelson Hysa: Në këtë kategori janë noca out-et më të forta, boksierët më të fortë më të përgatitur, trupat më të bukur dhe duelet më të forta dhe të ashpra. Njerëzit duan të shohin duele e noca out-e. Boksierët e peshës super të rëndë në gjithë botën e vjedhin vëmendjen.
Çdo gjë e ka fituar falë përkushtimit.
Nelson Hysa: Unë bëj tre herë në ditë stërvitje. Tani kam gjetur balancat që ndoshta jo më kanë munguar por është pjekuria sportive dhe e shumë gjërave. Kam gjet qetësinë psikologjike në sport. Nuk ndodh asnjëherë që të lë stërvitjen, dikur e kam lënë. Këtu vjen dhe pjekuria sportive.
Hysa do të ndeshet me Danny Williams për të cilin thotë se ka “nderin të boksoj me atë boksier’
Nelson Hysa: Në këto kohë që po flasim jam në stërvitje. Kjo periudhë është ndër më të ngjeshurat e mia. Më datë 13 nëntor do të kem një ndeshje të rëndësishme në Durrës, një ndeshje me një nivel boksieri që nuk ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Boksieri që do të boksoj është Danny Williams. Unë kam nderin të boksoj me atë boksier. Danny Williams është boksieri që ka qenë numri 2 në botë, që ka nxjerrë në pension Mike Tyson. Ka qenë 3 herë Kampion Anglie. Ka qenë 5 herë në radhë për tu bërë kampion bote. Ka 53 fitore, është boksieri më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Edhe publiku që po na ndjek duhet ti ndajë gjërat.
Por si mendon se do të dalë në atë ndeshje?
Nelson Hysa: Në sportin tonë humbja dhe fitorja janë aq afër, sidomos në peshat tona. Me një grusht përfundon ndeshja. Ka shumë kohë që po pres me duelu një boksier të vërtetë. Kam dhe 2 miq të familjes që po më mbështesin me të gjitha gjërat, anën materiale e ndeshjen.
Hysa tregoi dhe se cila është ëndërra e tij.
Nelson Hysa: Shikoj ëndërra por ka pak kohë që i shikoj me sy hapur. Kam një ëndërr për të cilën dhe kur flas emocionohem. Unë besoj te vetja te fuqitë e mia dhe me çfarë po shoh në boksin profesionist kam një ëndërr që një ditë të ndeshem për një titull të madh, jo tituj lagjesh. Kam një shpresë në rrugën që po ndjek me stërvitjen dhe njerëzit që kam afër kam ëndërr që një ditë të boksoj dhe të dueloj për një titull serioz kampion bote.
Me modest more djale me modest kur ky miku qe ti do ndeshesh mundi Tajsonin ,Majk ishte ne prag pensioni dhe duelonte per shou.Niveli i boksit tek ne ka vlere vetem te peshat e lehta dhe te mesme sepse e renda ka tjeter strukture dhe do goxilla.Ketu edhe ben hajer po gjetke eshte e veshtire me gjithe ate idhalla te ecen fati.