Shqipëri-Katar, spostohet java e 12-të e Superiores

1 Nëntor 2022, 12:17Sport TEMA

Shqipëri-Katar, spostohet java e 12-të e Superiores

Ndeshja miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Katarit, e planifikuar për t’u luajtur më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës, ka sjellë një modifikim të kalendarit të Abissnet Superiore.

Java e 12-të e kampionatit, e parashikuar për t’u zhvilluar në datat 6 dhe 7 Nëntor, do të spostohet me një javë për t’u luajtur fundjavën e ardhshme me 12 dhe 13 Nëntor.

Ky spostim i propozuar nga Departamenti i Garave në FSHF, dhe i miratuar nga Komiteti Ekzekutiv me një vendim qarkullues, u mor për t’i dhënë mundësi klubeve që të vendosin lojtarët në dispozicion të ekipit Kombëtar dhe për të mos cënuar barazinë e garës.

Java e 13-të e Abissnet Superiore do të spostohet për t’u luajtur në muajin Janar 2023.

Lini një Përgjigje