La Italinë për Shqipërinë, mediat italiane "tërbohen" me 15-vjeçaren

31 Tetor 2022, 11:34Sport TEMA

La Italinë për Shqipërinë, mediat italiane

Një italiane do të mbajë flamurin kuq e zi duke përfaqësuar Shqipërinë në Kupën e botës në ski. Bëhët fjalë për Lara Colturi, 15 vjeccarja që është cilësuar si ylli I ri në ski.

Lajmi që Lara la Italinë për Shqipërinë mesa duket i mërziti pak bashkëatdhetarët e saj, sepse sipas tyre, ata e kanë shumë të vështirë ta konsiderojnë atë shqiptare.

Të qenurit vajzë e një nëne kampione olimpike si Daniela Ceccarelli, e cila është konsideruar si sportistja më e mirë e brezit të saj, mesa duket ka bërë që Lara të ecë në hapat e saj.

Lara ka mbërritur në Tiranë dhe mes shumë emocionesh dhe pa hequr asnjë moment vëmëndjen nga flamuri kuq e zi, qëndron fort krah nënës së saj dhe duke folur me sytë që i shkëlqejnë flet për eksperiencën e paharruar..

Shtëpia e saj e re sportive tashmë është Shqipëria, vendi që I besoi flamurin dhe prezantimin e kombit në botën e skisë. Por si lindën bisedat për një përfaqësim të tillë?

 “Gjithçka filloi me mamin dhe Elvisin (Elvis Toci presidenti i federates se Skive)që u takuan në një garë të Kupës së Botës besoj dhe më pas, pasi mamaja pa që Elvisi ishte një njeri me shumë ambicie dhe kishte shumë projekte në mendje, kështu që i pëlqeu shumë kjo dhe në fakt, më pas ishte, u bë trajnerja teknike e Grupit Federal të Shqipërisë dhe më pas dalëngadalë, e pamë që na pëlqeu ky realitet dhe për këtë arsye vendosëm që edhe unë të bëhesha pjesë e kësaj familjeje të re dhe kështu  pjesa tjetër erdhi vetë”.

Mediat italiane shprehën pakënaqësinë se përse duhet të largohej një yll si Lara Colturi. Por a ka humbur miq Lara për një “tradhti” profesionale? A janë ndikuar ata nga lajmet në media se Lara I braktisi?

 “Në fakt nuk kam folur shumë me miqtë e mi, sepse u nisa menjëherë për në Amerikën e Jugut, kështu që nuk mund t’i takoja të gjithë fizikisht, por vazhdoj të mbaj kontakte me ta përmes rrjeteve sociale, Instagramit, Whatsapp-it e gjëra të ndryshme dhe për ata është dicka normale, domethënë asgjë nuk ndryshon, për ata jam gjithmonë mikesha e tyre. Pra, për ta absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar dhe për këtë arsye marrëdhëniet janë gjithmonë të njëjta.

9 Komente

  1. R
    Realisti

    Faleminderit dhe suksese!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Forza Lara ! We love you !

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nardi

      Po cfare kuptimi ka , perse duhet te krenohemi ne si komb me nje sportiste qe nuk ka asnje lidhje gjaku me Shqiperine dhe aq me teper kur federata jone nuk ka asnje merite per aritjet e saj

      Përgjigjjuni
      1. p
        petro

        Duke konkuruar per Shqiperine mund te marre pjese ne me shume kompeticione dhe me shpesh se po te perfaqesonte Italine. Me Italine mund te kishte me shume konkurence per nje vend ne ekipin kombetar ndersa me ne se ka kete problem. Gjithsesi, suksese se ne na leverdis edhe per me vone per te krijuar eksperience

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muti

          ???? good

          Përgjigjjuni
        2. A
          Antigonea

          Edhe po te fitoje medalje per Shqiperine ajo italiane e lindur mbetet. Por ky nuk eshte nje lajm i pandodhur me pare ne boten e sportit: pervec se ajo do te trajtohet maksimalisht mire si nga ana ekonomike, aktivizimi, ana teknike i perket mamase se saj. Shikoni vete Italine: Thiago Mota, Jorginho, ai qe luante me Interin Eder e plot te tjere jane braziliane te natyralizuar, ke argjentinas te natyralizuar italiane qe luajne me Italine, qe kane gjetur ne gjendjet civile ndonje katragjysh te ikur ne emigracion. Edhe ne voleiboll e bsketboll, athletikem etj. Laura eshte e re, eshte ne gjurmet e se emes dhe do trajtim special nga te gjitha anet. Besoj se do t'ia dale mbane. Por eshte edhe nje shenje miqesie midis dy popujve tane dhe vetem per mire do kontribuoje. Suksese.

          Përgjigjjuni
          1. t
            taso kume

            Suksese, nuk ka rendesi se nga vine ,mjafte qe garon per flamurin tone,faleminderit ,grazie mille signorina.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ladi Fier

              Bravo Bravo

              Përgjigjjuni
              1. j
                jeta

                eshte dicka e bukur qe nje Italjane perfaqeson ne boten e soprtit Kjo dote thote qe ne dhe na duan te huajt , eshte dicka pozitive per vendin tone Bravooo Lara suksese me tej

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje