Dhunë në ndeshjen Bylis B-Oriku, ndërpritet sfida në Ballsh! Shoqërohet në polici një nga lojtarët

12 Prill 2026, 17:45Sport TEMA
Dhunë në ndeshjen Bylis B-Oriku, ndërpritet sfida në Ballsh!

Një incident i rëndë është regjistruar në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Bylis B dhe Orikut, e zhvilluar në Ballsh.

Takimi u ndërpre në minutën e 43-të, pas përshkallëzimit të tensioneve në fushë, ku situata degradoi në dhunë, duke sjellë edhe ndërhyrjen e forcave të policisë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, arbitri ndëshkoi me karton të kuq Telushin për Orikun dhe Sulovarin për Bylis B, pas përplasjes mes lojtarëve.

Pamjet e publikuara në media tregojnë momentin kur Telushi shoqërohet nga policia jashtë fushës. Ndeshja, e vlefshme për javën e parafundit të Grupit B në Kategorinë e Dytë, mbeti e ndërprerë për disa minuta për shkak të situatës së krijuar.

Si pasojë e ndëshkimit me karton të kuq, Telushi do të mungojë në ndeshjen finale ndaj Butrintit.

1 Komente

  1. S
    Sass

    Lereni shpellare te rrahen ne fushe se sport eshte dhe ai, topin nuk e njohin akoma se ju duket rrumbullak kure ata e dinin per drejtekensh

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje