Disfata e kombëtares, Rama: Nuk kuptoj nga futbolli, po pashë një Shqipëri dinjitoze dhe premtuese

27 Mars 2023, 23:13Sport TEMA

Disfata e kombëtares, Rama: Nuk kuptoj nga futbolli, po pashë një

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas humbjes që Shqipëria pësoi në ndeshjen e parë të eleminatoreve të kampionatit Europian kundër Polonisë me shifrat 1-0.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama ka vlerësuar performacën e kuqezinjve duke pasur besim tek suksesi në të ardhmen.

“Me siguri nuk kuptoj nga futbolli, po kjo Shqipëri që pashë sot ishte një Shqipëri dinjitoze, me vetëbesim, përkushtim e zotësi, e cila meritonte si minimum barazimin në një stadium nga më të zjarrtët e Europës, kundër një Polonie që u gjend në vështirësi nga fillimi në fund, prandaj përgëzime kuqezinjve për këtë debutim shumë premtues dhe kurajo e besim për më tej në rrugëtimin e saponisur”, shkruan kryeministri Edi Rama.

2 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Shqiperia 3 vjet, luajti pa trajner.

    1. G
      Gim Fagu

      jo vetem nga futbolli, po as nga basketbolli

      Lini një Përgjigje