“Do të jetë e vështirë për ta mbajtur Asllanin në stol”, gazetari italian i thur elozhe shqiptarit: Po bën punë të jashtëzakonshme

31 Korrik 2022, 16:22Sport TEMA

“Do të jetë e vështirë për ta mbajtur Asllanin

Kristjan Asllani po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Interit, duke fituar simpatinë e specialistëve dhe analistëve italianë. Së fundmi ka qenë gazetari Mario Sconcerti, që në një prononcim për “Corriere della Sera” nuk i ka kursyer elozhet për Asllanin.

Sipas tij, mesfushori shqiptar do të jetë më shumë se sa thjesht një zëvendësues i Brozoviçit, pasi do të jetë shumë e vështirë që të lihet në stol një lojtar i tillë si Asllani.

“Në botën e Interit, dy blerje shumë të rëndësishme ndoshta janë nënvlerësuar. Unë flas për Asllanin dhe Mkhitarian. Do të jetë e vështirë për ta mbajtur Asllanin në stol. Këtu fleksibiliteti duhet t’i përkasë trajnerit.

Nuk mendoj se Inzagi do të heqë dorë ndonjëherë nga 3-5-2, por gjithnjë e më shumë skuadra në Europë po e lirojnë mbrojtësin e tretë për të blerë një njeri në mesfushë. Asllani është njëzet vjeç dhe mund të presë, por puna që ka tashmë është pothuajse e jashtëzakonshme, qartësia e ideve. Do jetë më shumë se një zëvendësues i Brozoviçit”, ka thënë Mario Sconcerti.

Lini një Përgjigje