Bayern Mynih fiton trofeun e Superkupës së Gjermanisë me manita

30 Korrik 2022, 22:45Sport TEMA

Bayern Mynih fiton trofeun e Superkupës së Gjermanisë me manita

Bayern Munchen ka fituar 5-3 finalen e Superkupës së Gjermanisë kundër Leipzig.

Kampionët e Gjermanisë kanë vënë gjithçka në diskutim në pjesën e dytë teksa i lanë terren kundërshtarit. Pjesa e parë e takimit përfundoi me shifrat 3-0. Kursë në 45 minutat e dyta, bavarezët u mjaftuan vetëm me 2 gola, ndërsa nxorrën topin plot 3 herë nga rrjeta e tyre.

45 minutat e para ishin fantastike për të besuarit e Hansi Flick që nuk e diskutuan në asnjë moment triumfin. Në minutën e 14-të, Musiala hapi serinë e golave duke ndëshkuar Leipzig.

17 minuta më vonë ishte Sadio Mane që nuk fali i vetëm me portierin kundërshtar. Goli i parë zyrtar për Mane me fanelën e gjermanëve. Ndërsa në fund të pjesë së parë, në minutën e 45-të ishte Pavard që vulosi fatin e këtij fraksioni loje.

Pjesa e dytë nis me gol për Leipzig teksa në minutën e 60-të, Halsetenberg shënon të parin. Bayern kundërpërgjigjet menjëherë me Gnabryn që realizon 6 minuta më vonë. Në të 89-tën, Olmo ngushton shifrat në 3-4. Atëherë kur nuk pritej, në minutën e 8-të shtesë, Sane vulos rezultatin në 5-3.

1 Komente

  1. s
    shqiptar tirone

    O shoku redaktor, Me duket se Hans Flick ka me shume se nje vit qe e ka lene Bayern dhe aktualisht eshte traineri i perfaqesues se Gjermanise. Shife i çik se me duket qe traineri i Bayern quhet Nagelsman (nqs nuk gaboj).

    Lini një Përgjigje