Doli nga fusha mes lotësh: Zbulohet dëmtimi i Armando Brojës, ja sa pritet të mungojë sulmuesi i Kombëtares shqiptare

10 Janar 2025, 19:49Sport TEMA
Doli nga fusha mes lotësh: Zbulohet dëmtimi i Armando Brojës, ja

Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në fushë si zëvendësues.


Në minutën e 82’, mbrojtësi kundërshtar shkaktoi një ndërhyrje të gabuar ndaj tij dhe kjo bëri që në fushë të ndërhynte menjëherë stafi mjekësor i klubit, ku për një moment i vendosën dhe maskën e oksigjenit.

“Padyshim që dukej keq. Ne e pamë atë të largohej nga ana tjetër e fushës dhe nuk ishim të sigurt nëse shkoi në spital apo jo. Ai nuk ka shkuar për momentin, pasi nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit. Por fakti që nuk ka shkuar menjëherë, shpresojmë të jetë një shenjë e mirë”, tha tekniku i Everton pas sfidës.

Tani pritet që Broja të kryejë radiografinë për të kuptuar shkallën e dëmtimit, teksa në rrjet qarkullojnë postime se dëmtimi ka ardhur në kyçin e këmbës, një dëmtim që do 2-6 javë kohë për t’u rikuperuar.

Gjithashtu shpresohet të shmanget operacioni nëse është dëmtuar një pjesë e ligamentit të këmbës, rasti i së cilit do të kërkojë më shumë kohë për t’u rikuperuar, 8-12 javë.

5 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    Ky ka mbaruar si lojtar pa filluar akoma

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futbollisti

      Gjynaf, por po kuptojmë që nuk di të ruhet nga goditjet dhe dëmtimet...... . Por nëqoftëse ka strukturë të dobët trupore, duhet të luftojë që të bëhet gjyqtar anësor futbolli.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tigozi

        O djalosh!ta kom thonë 100 herë , hiq dorë nga futbolli se nuk je më për atë punë por futju studimeve për tu specializuar se më duket do ta kesh të vështirë ta përballosh jetën në të ardhmen

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nuk behet gje me inat...

          Kjo tregon katerciperisht, qe Broja eshte nje i ri, me nje trup te plakur.Ceshtje trashegimije. Eshte mire te ndrroje profesion dhe te shikoje shendetin.

          Përgjigjjuni
          1. V
            VL

            Turp per komentet e mesiperme, tru I përçudnuar shqiptar, ikni jargavosuni mbas parashqevise o popull I pështirë

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje