Kritika për Federaten e Atletikës, Rama: Bashkëpunoni, mos digjni jorganin për një plesht si karrigia

10 Janar 2025, 14:09Sport TEMA
Kritika për Federaten e Atletikës, Rama: Bashkëpunoni, mos digjni

Në takimin e yjeve të sportit shqiptar, kryeministri Edi Rama premtoi mbështetje financiare për sportin.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij kryeministri kishte një thirrje për Federatën e Atletikës që t’i jepte fund zënkave për karrigen e Presidnetit dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

“Shpresoj që konflikti konstruktiv në Federatën e Atletikës të zgjidhet me sukses edhe të gjithë të bashkëpunojnë, pavarësisht se kush është presidenti i federatës sepse në atletikë i kemi shumë pak ata që janë më të mirët për të pas një ndarje mes tyre, kështu që do t’i bëja thirrje që të jenë bashkëpunues edhe të mos djegin jorganin që sapo ka filluar të zgjerohet për një plesht siç është karrigia e presidentit”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Lini një Përgjigje