"Ka refuzuar të dalë në stërvitje"! Trajneri i Granadas flet për Myrto Uzunin, kërkon të largohet në MLS

9 Janar 2025, 16:07Sport TEMA
"Ka refuzuar të dalë në stërvitje"! Trajneri i

Myrto Uzuni mund të largohet nga Granada në merkaton e janarit. Një çështje e re ka plasur te ekipi spanjoll, teksa sulmuesi shqiptar duket se po bën valixhet gati. 

Sipas mediave spanjolle dhe trajnerit të Granadas, Fran Escriba, Uzuni nuk është st?rvitur me ekipin duke thënë se nuk ndihet mirë. Kjo shihet si një justifikim në mënyrë që ekipi ta lërë të largohet te ekipi i Austin në MLS.

“Kur u kthyem nga pushimet ai na tha se nuk ndihej i aftë të stërvitej dhe nëse nuk stërvitet nuk llogaritet. Ai ende e ka atë pozicionin që nuk dëshiron të stërvitet me ekipin, nuk mund të detyroj askënd të stërvitet dhe nëse nuk e bëjnë, nuk kanë rëndësi. Varet nga lojtari, jo nga ne. Nëse ai vjen dhe thotë se është në formë, ai do të kthehet në stërvitje.

Nëse një punëtor, për çfarëdo arsye, thotë se nuk është i aftë për të punuar, nuk mund të bësh asgjë. Unë nuk shoh problem, e rëndësishme është klubi, kush nuk është në formë është më shumë një barrë sesa një ndihmë”, u shpreh trajneri i Granadas.

7 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Jevgjiti, kur u be Mbret, gjene e pare qe beri, vrau babane.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Iku per lesh dhe ky...ne USA shkojne pensionistet...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baratsi

        Legen. Do shkoje per lesh dhe ky katunari qe nuk njeh rregulla

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juli

          Mezi pritët ju B.th Q.rat të dilni dhe të shkruani keq për Uzunin. Se kishit humbur nja një muaj e ca !!!!!!! Një muaj e ca rrjesht kishte vetëm lajme të mira për Uzunin. E LAVDËROI GJITHË SPANJA. Por ju shqipot po B.th Q.ra ngelët.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kampion

          Uzuni eshte lojtar qe Ben goal e ndjek nga Hera dhe Ben shumire qe kerkone me shume pare por duhet te jete me shpejte.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tom

            nuk mund te kerkosh me ultimatum rritje te rroges ne mes te kontrates, se te lene ne rruge dhe pa stervitje e pa luajtur, dhe ne fund te kontrates nuk lot dot as me lagjen e beratit ku ke lindur

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pollogu

              Halerat që mundohen të poshtërojnë këtë flori -si për nga atdhetaria, ashtu edhe për nga personaliteti e cilësia si futbollist. Të priftë e mbara, or djalosh arbnor!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje