Mitajn e rreshton pas Pedrit dhe Araujos te Barcelona, drejtori sportiv: Është zbulim në Arabi, ka qenë…

8 Janar 2025, 16:10Sport TEMA
Mitajn e rreshton pas Pedrit dhe Araujos te Barcelona, drejtori sportiv:

Mario Mitaj u afrua nga Lokomotiva e Moskës te Al Itihad në huazim me të drejtë blerje, pikërisht në verën e shkuar. Ishte drejtori sportiv i klubit arab, Ramon Planes, që kërkoi transferimin e mbrojtësit shqiptar, pasi u vendos në krye të detyrës.

57-vjeçari ka folur për “AS” para ndeshjeve të Superkupës së Spanjës, që do të luhen në Arabi. Gjatë intervistës përmend dhe Mitajn si talent që po bën diferencën.

Ramon Planes është ai që ka insistuar për transferimin e Pedrit dhe Araujos te Barcelona, ndërsa pas tyre prek mbrojtësin shqiptar.

“Të zbulosh lojtarë është talent. Të shikosh lojtarin dhe të thuash, le ta marrim. Kjo është çfarë më ndodhi mua te Al Itihad me Mario Mitajn, i cili është zbulimi në ligën e Arabisë. Një lojtar që ishte në Rusi, firmosëm me të për 1 milionë euro dhe ka qenë fantastik. Kjo është mënyra si unë e shoh fuitbollin dhe mendoj se është diçka që po humbet”, u shpreh drejtori spanjoll.

Mitaj është i huazuar deri në fund të sezonit. Më pas klubi i Al Itihad mund të blejë kartonin e 21-vjeçarit.

Lini një Përgjigje