Hapet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”

9 Janar 2025, 11:13Sport TEMA
Hapet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman

Çelet gara për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”. Faza e parakualifikimit përfundon më 24 janar (30 ditë), ndërsa faza e kualifikimit zgjat 60 ditë.

Vlerësimi i projekteve do të bëhet nga juri ndërkombëtare. Do të jepen 5 çmime për idenë më të mirë të projektimit. 3 fitues do të kalojnë në fazën finale të ankandit dhe do të ketë 1 fitues të kontratës. Në përmjet këtij projekti do të mundësohet rijetësimi i stadiumit aktual në stadium të standardit 4 të UEFA-s.

Mundësohet rikualifikim i zonës rreth stadiumit dhe rikonceptim i hapësirave urbane për përdorim publik dhe përdorim privat.

Gjithashtu ftohen pronarët privatë që t’i bashkohen nismës së Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC). Për projektimin dhe zhvillimin e zonës urbane të stadiumi “Selman Stërmasi” ftohen arkitektë, zhvillues apo investitorë vendas dhe të huaj.

1 Komente

  1. Z
    Zhdukeni ate emer se sjemi ne turqi

    ... bir selman i nenes.......o è mjera shqiperi qe te mbyti eresira e selmaneve

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje