Pronari miliarder i Aston Villa po mendon të largohet nga Britania e Madhe, zbulohet arsyeja

8 Janar 2025, 19:07Sport TEMA
Pronari miliarder i Aston Villa po mendon të largohet nga Britania e Madhe,

Pronari miliarder i Aston Villa FC po mendon të largohet nga tregu i Britanisë së Madhe pas ndryshimeve tatimore të qeverisë, kanë thënë burime për Bloomberg.

Sipas mediave të huaja, Nassef Sawiris ka parë në SHBA dhe disa vende në Evropë si destinacione të mundshme të zhvendosjes.

63-vjeçari ka një pasuri neto prej rreth 8.8 miliardë dollarë dhe zotëron shtëpi në mbarë botën.

Në korrik, dega e tij familjare me bazë në Londër e firmës së vet të investimeve NNS Group u regjistrua në Abu Dhabi.

Regjistrimet tregojnë se zoti Sawiris dha dorëheqjen si drejtor i zyrës në nëntor. Njerëzit më të pasur në Britaninë e Madhe po përballen me disa ndryshime në faturën e tyre tatimore pas buxhetit të qeverisë.

Këto përfshijnë taksa më të larta mbi asetet e trashëguara, një normë më të lartë të fitimeve kapitale dhe përfundimin e zbritjeve të taksave për individët e pasur që sjellin të ardhura të huaja.

Rachel Reeves tha se buxheti prej 40 miliardë paund për rritjen e taksave ishte i nevojshëm për të mbyllur një vrimë të zezë në financat e vendit. 

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...ate qe ta bejne komunistet s'ta ben perendia...ka te drejte shoku......per ata qe nuk dine, Partia Laburiste ne Britanine e Madhe eshte nje Parti Socialiste ose Komuniste .70% e qeverise jane cifute , gruaja e Kryeministrit cifute.Komunistet si gjithmone ne aleance me Islamin..dhe refugjatet , si ata shqiptare e somaleze, lol....

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O Kalec "o zgjuari" Edhe në skandinavi është i njëjtë sistemi o taksave. Sa më shumë merr aq më shumë paguan. Dhe shiko se ku janë. Krahasoje me Albanistanin që spaguan njeri taksa(ndofta pak fare tani 10v e fundit)

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje