E ardhmja e Igli Tares, një klub i rëndësishëm i Serisë A hedh “grepat” për drejtorin shqiptar

1 Mars 2024, 16:21Sport TEMA
E ardhmja e Igli Tares, një klub i rëndësishëm i Serisë

Igli Tare nuk duket se do të qëndrojë edhe për shumë kohë larg punës. Zërat e merkatos flasin për një interes nga Fiorentina, që është gati për të zëvendësuar Daniele Prade në verë. 

Sipas mediave italiane emri që klubi viola pëlqen në rolin e drejtorit sportiv është ai i Igli Tares, që ka një eksperiencë të suksesshme dhe e njeh mjaft mirë ambientin në futbollin italian.  

Vlonjati është njeriu i duhur për objektivat e klubit nga Firence, i fokusuar te rritja, por i vëmendshëm ndaj buxheteve, ashtu si Lacio.  

Gjithsesi për momentin këto janë vetëm zëra, por Tare në një intervistë të fundit me TV Play në Twitch deklaroi: “Për mua Italia ka një rol themelor, ndihem plotësisht i rikuperuar për një projekt të ri këtu ose jashtë vendit”. 

5 Komente

  1. A
    ABC

    Nuk eshte Vlonjat , por nga Nivica e Tepelenes......!

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABC

      Nuk eshte Vlonjat , por nga Nivica e Tepelenes......!

      Përgjigjjuni
      1. V
        VL

        Po pse vlonjat ky? ky ka lind eshte rritur dhe jeton ne tirane (pa llogaritur italine)!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje