“E njoh Asllanin që para se të shkonte te Interi”, gazetari e sheh ndryshe rolin e Kristjanit: Nuk është një “playmaker”

11 Janar 2025, 10:40Sport TEMA
“E njoh Asllanin që para se të shkonte te Interi”,

Kristjan Asllani është vënë në qendër të kritikave pas humbjes së finales së Superkupës kundër Milanit.

Një reagim ka ardhur edhe nga gazetari Mauricio Pistoki. Ky i fundit i është përgjigur komentit të një ndjekësi në platformen “X”, ku ka theksuar se Asllani është më tepër një lojtar qendre i majtë se sa një “playmaker” si Çalhanogluja.

“E njoh Asllanin shumë kohë përpara se të shkonte te Interi.

Në mendimin tim të përulur ai është më shumë një mexala i majtë (që gjithashtu shënon gola), jo një ‘playmaker’. A gabohem?”, ka shkruar Mauricio Pistoki.

2 Komente

  1. P
    Pollogu i Ballëve tri

    ME SHPËRTHIMIN e TALENTIT dhe një dozë e shtuar vetëbesimi, roli PLAYMAKER i tij do rezultojë spontanisht. Është djalosh me mjaftë edukatë dhe nuk ndërmerr asgjë jashta skemës që i përcaktojnë dhe me këtë mungesë "rebelimi" futbollistik dëmton veten. Po të kishte, p.sh. Zlatan Ibrahimovici karakterin e Kristianit, do mbetej lojtar i skuadrës së lagjes së vet - Rosengård.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futbollisti vjetèr

      I duhet ekip tjeter,se do shurdhohet ne stol 80% te kampionatit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje