E pazakonta e një derbi, Erzeni-Teuta në Superligë do ndiqet nga tifozët në të njëjtën tribunë

2 Shtator 2022, 18:31Sport TEMA

E pazakonta e një derbi, Erzeni-Teuta në Superligë do ndiqet nga

Erzeni dhe Teuta për herë të parë pas 19 vitesh do përballen në Superligë këtë të shtunë në ‘Niko Dovana’. Edhe pse është udhëtuese Teuta e luan këtë ndeshje në shtëpinë e saj, pasi Erzeni i ngjitur nga Kategoria e Parë, nuk ka një stadium që përmbush kriteret.

Kjo ndeshje do ketë edhe një detaj shumë të veçantë. Fillimisht tifozët e Erzenit kanë njoftuar se do jenë të shumtë, por jo në grumbullim ultras në nder të tifozëve miq nga Teuta.

Nuk ka vonuar shumë dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tifozët e ekipit durrsak.

Pra si shijakasit ashtu edhe durrsakët do jenë në të njëjtat tribuna për të ndjekur ndeshjen, diçka e pazakontë në futboll dhe aq më shumë kur është ndeshje derbi.

1 Komente

  1. T
    Teute e Modhe

    Durres-Shijak eshte 1. Largesia vetem 9 km. Nuk ke kohe me I fut te 4-in makines se arrite ne Shijak. Erzeni ne Durres eshte ne shtepi te vet dhe anasjelltas. Forca Lomotiva neser.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje