
Chelsea ka bërë vetëm një afrim të bujshëm në orët e fundit të merkatos. Londinezët kanë marrë Aubameyang nga Barcelona, duke shtuar konkurrencën për Brojën.
Lojtari i ardhur nga katalanasit ka zgjedhur që të rrezikojë me fanellën numër “9”. Në gjithë vitet e fundit, asnjë prej sulmuesve që e ka mbajtur këtë numër nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë.
Madje situata arriti deri aty sa Tuchel u shpreh se ky numër nuk u la bosh nga klubi për afrimin e ri, por askush prej lojtarëve aktual nuk guxonte ta prekte nga historia e mëparshme.
Tani, Aubameyang do jetë sulmuesi kryesor i Chelsea-s dhe që do mbajë peshën kryesore dhe ky mund të jetë lajm i mirë për shqiptarin Broja.
Në rast se mallkimi i numri 9 vazhdon dhe Aubameyang dështon, Broja do i ketë në dorë mundësitë për të shkëlqyer dhe për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.
Shqiptari nuk do ketë mbi shpatulla presionin që do ketë Aubameyang, ndaj transferimi i sulmuesit gabonez te “Blutë” mund të jetë lajm i mirë për lojtarin kuqezi.
e gjeti lelo
Nuk eshte as lajm i mire as i keq, Brojen celsi e ka lojtar stoli edhe pa erdhur Abmajang, Broja dujhet te punoj forte qe te luaj per celsin. Celsi do lojtar titullar qe te bej impakt ndryshe kap stolin.
Broja duhet të rrisë kërkesat ndaj vetes........ Në dy ndeshje, për aq sa u aktivizua, ishte shumicën e kohës pasiv në fushë........... . Nuk e di pse ju rrit mëndja këtij djali...... ?
Perspektiva e futbollistit, nuk varet nga shitblerjet, por nga rendimenti ne fushe. Broja eshte i ri, pa shume eksperience, do te kete minutat e veta, ne rast se bind drejtuesit, luan si titullare. Celsi po e vlereson, ndryshe e huazonte dhe nje vit, ose e shishe.