
Shtatori ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për ekipin kombëtar dhe trajneri Edy Reja.
Pas Gjimshitit, Kumbullës dhe Hysajt, të tre mbrojtësve titullarë, dëmtohet edhe kapiteni.
Portieri i Torinos, Etrit Berisha, është dëmtuar. Për këtë arsye, trajneri i ekipit, Juric, e ka lënë në shtëpi dhe nuk e ka ftuar për sfidën e sotme me Atalantën.
Situata do të shqyrtohet ditë pas dite, teksa ekzaminimet mjekësore do të jenë ato që do të thonë diçka më shumë.
Ky është një lajm i keq edhe për trajnerin e Shqipërisë Edi Reja, në prag të ndeshjeve të Nations League në fundin e shtatorit.
Per c'fare mallkimi e keni fjalen??? Mungojne disa futobollista?? Po c'te bejme tani, te justifikohemi per humbjen e radhes apo te luftojme per ti fituar te dyja ndeshjet me c'do kusht?????Koka t'ju pellcase dhe te luftojne deri ne sekonden e fundit per fitore dhe mos presin qe kualifikimi t'ju vije nga qielli apo duke bere llogarira si gjithmone.