Sulm me armë në selinë e Federatës Turke të Futbollit në Stamboll

1 Shtator 2022, 21:00Sport TEMA

Sulm me armë në selinë e Federatës Turke të Futbollit

Selia e Federatës Turke të Futbollit në Stamboll ka qenë shënjestër e një sulmi me armë zjarri këtë të enjte. Sipas mediave lokale turke nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

7 plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm. Autorët janë larguar me makinë.

Omer Çelik, zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, tha se ai foli me presidentin e Federatës, Mehmet Buyukesi, pas incidentit, por nuk dha detaje në lidhje me motivet e dyshuara të sulmit.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha përmes Tëitter se policia dhe grupi i hetimit po vijojnë punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje