Egnatia dhe Tirana, barazuan 1-1 mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superiore.
Një sfidë e luftuar deri në momentet e fundit, teksa këtë e tregojnë edhe golat e shënuar.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte me të vërtetë spektakolare.
Ibrahimoglu zhbllokoi sfidën në minutën e 74-t, duke i dhënë avantazhin Egnatias. Megjithatë Tirana nuk u dorëzua dhe ia doli të barazojë shifrat në minutën e 97-të, me Kristal Abazajn, që ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë.
Të dyja skuadrat, vazhdojnë kështu serinë e ndeshjeve pa fitore në kampionat, me Egnatian që mbetet në krye me 51, ndërsa Tirana në vendin e pestë me 36 pikë.
Lini një Përgjigje