Ekipet sportive në shkolla, Edi Rama: Nga kjo lëvizje do dalin kampionët që do nderojnë Shqipërinë

10 Dhjetor 2022, 13:20Sport TEMA

Ekipet sportive në shkolla, Edi Rama: Nga kjo lëvizje do dalin

Me miratimin e “Strategjisë Kombëtare të Rinisë”, në të gjitha shkollat e vendit janë ngritur 700 ekipe sportive.

Falë këtij projekti që do të krijojë elitën e ardhshme të sportit elitar, fëmijëve do t’u mundësohen veshjet sportive falas.

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit që u mbajt në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’, tha se aty ndodhen kampionët e ardhshëm që do të ngrenë lart flamurin Shqiptar.

“Në këtë stadium, fjala më e bukur që mund të thuhet është Shqipëri. Nga këtu, e gjithë Shqipëria t’ju dëgjojë ‘Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri’. Me këtë lëvizje të madhe sportive, e cila sapo ka nisur, me siguri do të dalin edhe ata kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, ata që do të nderojnë jo vetëm veten e prindërit por mbarë kombin shqiptari.

Kjo është një lëvizje për shëndetin, për mendjen e shëndoshë, për të kaluar të bashku orët e lira duke u argëtuar e duke garuar me njëri-tjetrin e në fund duke fituar. Paçi vetëm fitore”, tha Rama.

 

3 Komente

  1. v
    vrapmepengesa

    Sport Kalitje Shendet! Yp xhaxhi!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      O trap femijet e Shqiperis nuk vujan per veshje sportive. Ata vuajn per fusha dhe pallate sporti. Ata vuajn per organizim . Gangrena e sportit ne Shqiperi si gjithkca tjeter qe nuk funksionon eshte korrupsioni. Ti mban ne krah Fidel Yllin nje super te korruptuar qe ne lojerat olimpike ne Japoni dergoi boksier pa trajnerin e tij. Ne vend te trajnerit Fideli dergoi nje mik apo familjar nuk u morr vesh.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito i Orneles se Varuzhanit

        U lodhe o burri i Lindes u lodhe! Bej ndonje dite pushim.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje