“Unë isha ai që shkarkova Daliçin, tani ai është te Kroacia e unë në Rrogozhinë”

10 Dhjetor 2022, 13:12Sport TEMA

“Unë isha ai që shkarkova Daliçin, tani ai

Shpëtim Duro ka kujtuar se rrugëtimi i tij në pankinë është ndeshur edhe me trajnerin e Kroacisë, Zlatko Daliç. Ai ka kujtuar një episod shumë interesant për trajnerin e Kroacisë. “Ka qenë në janar 2009, kemi pasur derbi Partizani-Dinamo, të cilën e drejtonte ai dhe kemi fituar ne 1-0.

Direkt presidenti Sulaj e shkarkoi pas ndeshjes Daliç. Ka qenë edhe diçka e bukur se duke dalë jashtë stadiumit, po ikja në këmbë dhe pashë SHkëlqim Muçën që po kalonte me biçikletë. E përshëndeta dhe ika, të nesërmen shoh në media që u emërua trajner te Dinamo.

U shkarkua Daliç dhe pastaj pati karrierë në Arabi, por serbët dhe kroatët kanë menaxherë të jashtëzakonshëm në këto vende. U kthye provizorisht për dy ndeshje te Kroacia se kishin probleme me menaxhimin, fitoi dhe qëndroi, është ku është.

Ka merita të padiskutueshme, kjo është historia e trajnerëve. Ka edhe fatin në mes, ajo është një ndeshje. Ndoshta atëherë kam qenë shumë më i avantazhuar se Daliç, por sot unë jam të Rrogozhina e Daliç te Kroacia. Kështu është futbolli, historia e trajnerëve.

Edhe këtu ka shumë trajnerë të mirë, por ne kemi nënvlerësim fshataresk me njëri-tjetrin, ka shumë trajnerë të mirë. Por jemi të këqij me njëri-tjetrin, jemi xhelozë, nuk ka besim te trajnerët shqiptarë.

Nuk është si para 30 vitesh që kemi ndjenjë inferioriteti në çdo aspekt. Por tani shumë shqiptarë janë shumë më të avantazhuar, por ne gjithmonë me njëri-tjetrin kështu jemi”, tha Duro.

18 Komente

  1. O
    Ortega

    Sukseset janë rastësi dhe fat, njerëz të zotët në një punë a veprimtari ka me mijëra, por rrallëkujt i buzëqesh fati. Suksesi më "i madh" është shëndeti dhe gëzimet e vogla të përditsheme. Festivalet janë organizime, jeta - lumë.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lloji

      S’esht faji yt o Jet, nuk nderron dot ADN, Shqipetaret nuk kan lidhje me sportin faaaaare i vetmi sport qe praktikohet tek ne esht kurvelliku dhe reklamomi i krimit neper ekrane mjes, drek, dark 7/24 ne 365 dit te vitit….

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Ha ha ha. Ke te drejte.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shesim pordhë kur s'kemi bythë

          Lloji, respekte. Njeriu me trim dhe i mençur është ai që është i ndershem me veteveten. Ne duhet të pranojmë të metat tona, qe të levizim perpara. Nuk jemi komb qe e duam sportin. Ata qe duan sportin shkojnë çdo jave ne stadium. Ne shkojme nje here në kaq vjet, kur behet ndonje hata e madhe. Nuk jane vetem stadiumet e Man United, Arsenalit, Totenhamit, Milanit, Romes, apo Barcelones dhe Realit qe mbushen çdo të shtune apo të djelë. Rayo Vallecano, apo Almeria, Birmingham apo Millwall, Pescara apo Cezena, nuk ka rendesi fare në çfare kategorie janë. Tifozët e tyre shkojnë çdo te djelë ne stadium. Ndersa shqipetaret nuk i ndahen kafeneve, restoranteve, dhe llotove. Kalamajte ie lene rrugeçë she vetem kur mblidhen ne darkë. Djemte e rinj duan të pasurohen Brenda nje nate, dhe nuk e kane mendjen per punë, por t'u marrin para prinderve per të pire kafe te Blloku si legena. Dhe ne duam të barazohemi me europiane. Jemi komb katunaro-dembelo-anadollak. Kemi shumë per të bere qe të ecim perpara.

          Përgjigjjuni
        2. S
          SADIU

          Jo kështu e ka futbolli, por dava shqiptari, kudo është më i mënçur, më kompetent nga të tjerët, më pordhacë, më...., prandaj jemi këtu ku jemi. Edhe Rrogozhinës e ke shumë, cmirra ha kokën e të zotit

          Përgjigjjuni
          1. T
            Titi

            Doni me per Belulin

            Përgjigjjuni
            1. B
              Belul gjeraqina

              Po ti lere mos e pyet!!! Tamam “doni me per belulin” shiko se nuk i dihet!!!! Mos te marin ty Kroatet kur ti vije ora ketij. O pika ne bythe ty dhe atyre trajnereve provinciale qe jane aty

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klimax

                Me llogjikën e Duros, ngaqë fitoi para disa vitesh një ndeshje ndaj ekipit që drejtonte Daliç në një kampionat kooperativash në Shqipëri, Duro duhet të drejtonte Barcelonën sot e jo Rrogozhinën!!!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sunny tirana

                  Ky lloj vleresimi per Dalic, me duket pak naiv. Rritja e nje trajneri, natyrisht qe kalon permes ulje ngritjesh. Varet nga rezultatet, po dhe nga administratoret e sportit. Ata vlersojne dhe marin vendime me te mira se ne. Nuk eshte rastesi qe ne marim trajnere nga jashte, kurse ata jo nga ne. Pytja ime, kam respekt per Shpetim Duro, pse ai nuk trajnon nje ekip kroat, grek, italian etj.

                  Përgjigjjuni
                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    Ne jemi shumë të zotë!! Kemi trajnerë ,gjeologët,kuzhinjer etj, të emëruar nga Presidenti klubesh (futbolli) nga më të "mirët",trajner të vet trajnuar.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Noci

                      Ne vitin 1954 Gjermania doli kampion bote per here te pare ku u ndesh me Hungarinë epathyeshme ne ate kohë.Humbi ne grup 2. 0 dhe ne finale gjermanet fituan 3. 2. Trajner kishte jugosllav.Edhe ne kur dolem kampion ballkanik trajnerin jugosllav e kemi patur.Nuk na duhet gje politika por kane patur specialiste ne shume sporte

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sebastia

                        Jozef "Sepp" Herbeger ka qen trainer i Gjermanise Perendimore qe doli kampione bote ne 1954 ne te ashtuaquajturen "Mrekullia e Bernes". Traineri ishte Gjerman e s'kishte asnje lloj lidhje me jugosllavin dhe jugosllavet. Mos fol k...lliqe! Traineret jugosllav ashtu si dhe futbolli ka qen gjithmon ne nivele mesatare dhe kurre ne nivele boterore si futbolli Italian,Gjerman,Anglez, e latinoamerikan!

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Durrsaku

                        I paske ber nder qe e hoqe nga puna.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Noshi

                          Ky qenka hajvan

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kot fare

                            Ne paskemi trajnerin me te mire ne bote dhe marrim italianet.Nuk ka me fodull dhe pordhac se ky bolja jep mend per cdo gje ne futboll duke lartesuar veten e tij.Gjithmone eshte munduar te injoroj punen e kolegeve vecanerisht te huajve qe trajnojne ne vend.Fakti qe sje stabel si trajner tregon karakter te paqendrueshem si te thuash nuk sheh punen tende por ju can trapin te tjereve.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Noci

                              Gjejeni diku ne historinë e futbollit gjerman se ka patur shume vlere nje jugosllav jo i emeruar..Profesor Skender Dedja ka marre pjesë ne nje stervitje te ekipit gjerman ne vitin 1974 ne Gjermani dhe na thoshte mund te ishin 30 trajnere te ndryshem dhe mjeke te cilat Shëni i degjonte por sigurisht vendoste vetë

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                Ortega

                                ...sipas kësaj që po pohon, konfirmon se je injorant ngaqë nuk ke ditur të cmosh një yll...pa punuar më gjatë nuk ke se si afirmohesh. Pa hyrë në ujë, nuk mëson notin. Ngase je në Rrogozhinë, ke arritur aty ku e ke vendin, se gjithë kohën nuk ke arritur gjë, pos teorive..

                                Përgjigjjuni
                                1. Roberto

                                  Ketu vendosin presidentet e klubeve. Humbasin nje ndeshje, dy apo tre dhe direkt shkarkim. Dalic tek Dinamo do kishte bere ate qe ky ekip elite dikur mos zhdukej dhe te vegjetonte ne kategorine e pare prej kaq vitesh. Mire e thote nje komentues me siper,ne jemi pordhace dhe duam qe te fitojme me cdo kusht cdo ndeshje. Nuk kemi disipline pune,nuk kq pergjegjesi dhe nuk ka shpirt luftarak si dikur ne ato vitet e arta te futbollit dhe futbollisteve te shquar qe luanin me Dinamon,Partizanin,17Nentorin (Tirana) Flamurtarin,Vllaznine,Luftetarin etj etj. Veshtire qe disiplina, rregulli dhe pergjegjesia te kthehet sic ka qene perpara viteve 90'.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje