“Ende e shikoj atë çast me krenari”, flet njeriu që uli dronin në ndeshjen me Shqipërinë: Jemi komb krenar, nuk lejojmë gjera të tilla në territorin tonë

27 Shtator 2022, 15:04Sport TEMA

“Ende e shikoj atë çast me krenari”, flet njeriu që

Stefan Mitroviç ishte personi që mbrëmjen e 14 tetorit 2014 kërceu në ajër për të ulur përtokë dronin e me hartën e shqipërisë etnike dhe figurën e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit. Pas atij momenti kaosi mbërtheu fushën dhe futbolli ishte gjëja e fundit për të cilën flitej.

Kur i kthehet pas asaj nate, Mitroviç kujton me krenari këtë veprim. Gjatë një interviste të dhënë për “ATV”, mbrojtësi serb shprehet se nuk lejon që gjëra të tilla të ndodhin në territorin e shtetit të tij.

“Unë ende e shikoj atë moment me shumë krenari. Ne serbët jemi një komb i vogël, por shumë krenar. Ne e dimë se ku është kufiri i sjelljes së mirë dhe nuk do të lejojmë kurrë që dikush të bëjë gjëra të tilla në territorin tonë.

Në fund jemi edhe më krenarë për fitoren në Elbasan. Kemi kaluar nën presion të madh dhe kemi treguar se kur ishte e rëndësishme dhe kur duhej karakteri, atëherë jemi më të mirët”, ka thënë Stefan Mitroviçi.

3 Komente

  1. z
    zhaku i pamposhtur

    Po o mitro pooo...ne ketej I themi nje fjale:edhe te dhjere edhe krenar...osr ndryshe :edhe fofull edhe koken tulle...heheheeee zhjidh e merr o mitro xhani heheheeee...

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olalala

      Respekt Mitrovic! Nderkohe ai flamur ishte i zi, me Bolen dhe Ismailin ne krah.Hedhur/leshuar nga nje bandit islamik qe urren Gjergjin e Madh.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjakova

        Popull krenar ?!! A mundet nje popull krenar te perdhunoje gra dhe vajza te pambrojtura ? A mundet nje popull krenar te vrase pleq gra dhe femije te pambrojtur ? Duhet te rishikohet definicioni i krenarise ne perceptimin e serbeve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje