EURO U-17, Shqipëria merr një humbjë turpëruese ndaj Holandës

12 Tetor 2024, 17:25Sport TEMA
EURO U-17, Shqipëria merr një humbjë turpëruese ndaj

Shqipëria U-17 luajti sot ndeshjen e dytë të grupit 3 të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 ndaj Holandës. Në stadiumin “Air Albania” tulipanët fituan me rezultatin 5-0.

Trajneri Andrea Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Holandës: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Kris Gecaj (C), Andreas Llana, Lucas Cekrezi, Fabjano Nuhaj, Ernesto Marqeshi, Gabriel Kulla, Rikardo Sheji, Emiljano Mihana, Alex Ramku.

Shqipëria e nisi mirë ndeshjen dhe pati një rast të artë shënimi në minutën e 8-të me Mihanën. Sulmuesi falë një aksioni personal avancoi drejt zonës dhe provoi me një goditje, por u ndal nga portieri.

Holanda mori avantazhin në minutën e 11-të me Chivano Wijks. Tulipanët shënuan golin e dytë në të 21-ën me Emre Unuvar. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Holandën.

Shqipëria i shkoi shumë pranë golit në të 54-ën me Mihanën. Pas një harkimi perfekt të Llanës në zonë sulmuesi kuqezi provoi me një goditje, por u ndal nga portieri.

Në pjesën e dytë Holanda shënoi edhe tre gola të tjerë me Ayoub Ouarghi, Pharrel Nash dhe Jairo Beerens.

Kuqezinjtë provuan deri në fund për të gjetur rrugën e rrjetës, por pa sukses. Ndeshja u mbyll 5-0 për Holandën.

Po sot u zhvillua edhe ndeshja tjetër e grupit 3, Kroaci – Ishujt Faroe. Takimi i luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” përfundoi me fitoren e thellë të Kroacisë 7-0.

Ndeshja e tretë dhe e fundit në grup e Shqipërisë është ndaj Ishujve Faroe, e programuar më 15 tetor, në orën 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”.

Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit Kroaci – Holandë, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Grupi 3 – ndeshjet e raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17

Shqipëri – Kroaci                   1-1
Hollandë – Ishujt Faroe       6-0

Shqipëri – Hollandë              0-5
Kroaci – Ishujt Faroe            7-0

Ishujt Faroe – Shqipëri , 15 tetor, ora 13:30, stadiumi “Egnatia Arena”
Kroaci – Hollandë, 15 tetor, ora 13:30, “Shtëpia e Futbollit”

4 Komente

  1. J
    Juli

    Aaahhh me ju "gazetarë " !!!!! Hollanda nuk është Malta o IDIOT. 5 dhe kanë qenë pak.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Keta cunat humben se nuk dijne te pasojne me njeri tjetrin , Pra esht e meta e trajnerit qe nuk ju ka mesuar azgje fare fare , se cunat si individe jane shume te mire teknike me topin dhe kane fantazi . Por ata duhen mesuar si te lozin me pasa , dhe te levizin pa top , jo te presin topin tu vije ne goje. Dmth troc muhaneti keta cunat nuknkane trajner ti mesoje por kane nje nallban

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Dreqi

        Po co tet eme tju mesoje si luajne o te dhjefsha varrin, se ajo putana jote nuk e pret tja cojne tek goja topat. Ptu te dhjefshin lojtaret e kombetares mu ne prag te deres o bastard putane, o kelysh bushtre.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na mbyten bolet

          O bole po luanin me Holanden jo me Andoren. Kur smerr vesh mos fol eshte gjeja me e mire qe mund te besh. Moshat e tyre jane ne eliten evropiane gjithe kohes luajne per trofe jo per kualifikim apo vend te dyte ne grup pastaj jane edhe bythzinj te marrin para me fizik dhe shtatlartesi keshtu nuk ke shance.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje